Panorama (Albania)

Basha: Jemi në kushtet e grushtit të shtetit, s’ka marrëveshj­emeRamën

“Më 16 shkurt është gjithçka në dorën tuaj, sillni zemërimin dhe ndershmëri­në tuaj para Kryeminist­risë”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ashpërsoi tonet ndaj Kryeminist­rit Rama duke theksuar se vendi është në kushtet e grushtit të shtetit.

Ditën e djeshme, kryedemokr­ati Basha zhvilloi një takim me banorët e qytetit të Kukësit, ku i bëri ftesë për të marrë pjesë në protestën e 16 shkurtit. Në fjalën e tij përpara banorëve, Basha vijoi akuzat ndaj qeverisë duke nënvizuar se ajo është e kontrollua­r nga grupet kriminale dhe se vendi është në kushtet e grushtit të shtetit nga krimi i organizuar. “T’i japim fund sundimit të Shqipërisë nga pakica dhe ta kthejmë pushtetin dhe ekonominë në duart e shumicës së ndershme të shqiptarëv­e. Tani, dy mënyra ka për ta bërë këtë. E para, kutia e votimit. Por ju e keni parë se Edi Rama i frikësuar nga gjykimi popullor, për gjithë këto të zeza që u ka bërë shqiptarëv­e, e ka asgjësuar procesin zgjedhor. E dyta është drejtësia. Po ku është drejtësia? Ku fshihen prokurorët dhe gjyqtarët, kur Gjushi, Gjiknuri e të tjerë socialistë kapen gafil duke vjedhur vota me krimin e organizuar? Prandaj e them dhe e përsëris, se Shqipëria është në kushtet e grushtit të shtetit”, theksoi Basha. Kryetari i PD- së, në vijim të fjalës së tij theksoi se protesta është zgjidhja e vetme për kapërcimin e situatës së krijuar, duke hedhur poshtë çdo mundësi për marrëveshj­e me kreun e ekzekutivi­t. “Ne, opozita parlamenta­re, Partia Demokratik­e, ka shteruar çdo mundësi. Mundësia e fundit ishte vetingu politik, që ata e refuzuan. Me 16 shkurt është gjithçka në dorën tuaj. Është në dorën tuaj, të derdheni kështu dhe të sillni zemërimin dhe ndershmëri­në tuaj para Kryeminist­risë. Është në dorën tuaj, të derdheni dhe të vini kështu, për të çliruar të drejtat tuaja të marra peng. Një gjë ju siguroj, marrëveshj­e me Edi Ramën nuk ka për të pasur më kurrë. Ndaj, ju kërkoj të bëheni pjesë e zgjidhjes. Ju kërkoj ta merrni në dorë zgjidhjen, sepse nuk ka e nuk mund të ketë zgjidhje tjetër, përveç asaj që do të diktojë populli i bashkuar”, deklaroi kryetari i PDsë.

AKUZAT

Kreu i PD- së, në fjalën e tij përpara banorëve të Kukësit nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë, duke theksuar se është në pushtet me votat e vjedhura. Duke iu referuar përgjimeve të publikuara në “Zërin e Amerikës”, Basha tha se vetëm në pak minuta u faktua vjedhja e mandateve në katër qarqe. “Ne jemi sot duke u sunduar nga një bandë, e cila e ka marrë pushtetin nga një grusht shteti. Ndryshe nga vendet e tjera, ku grushtin e shtetit e bëjnë ushtarakët apo bandat ideologjik­e, këtu grushtin e shtetit e kanë bërë bandat e krimit dhe të oligarkëve. ‘ Zëri i Amerikës’ publikoi fakte tronditëse që tregojnë se si vetëm nga disa minuta përgjim, del vjedhja dhe manipulimi i votave. Vjedhja e mandateve në 4 qarqe të Shqipërisë. Edi Rama dhe krimi i organizuar vodhën pushtetin. Ky Kryeminist­ër nuk është Kryeminist­ër. Këta janë kukullat e krimit të organizuar, të oligarkisë që ka uzurpuar pushtetin”, deklaroi kryetari i PD- së.

Kryetari i Partisë Demokratik­e premtoi nga Kukësi se në qeverisjen e Partisë Demokratik­e do të hiqet taksa e Rrugës së Kombit. “Le ta nisim me largimin e menjëhersh­ëm të kësaj mase korruptive, që do të jetë masa e ditës sonë të parë të qeverisë së ardhshme, heqja e taksës së Rrugës së Kombit. Heqja e kësaj takse do të jetë jo vetëm drejtësi për kuksianët, që jo vetëm arritën ta reduktojnë atë përmes qëndresës që u dha kurajë të gjithë shqiptarëv­e, por do të jetë po kështu drejtësi për të gjithë shqiptarët këtej dhe andej kufirit”, tha Basha. Krahas kësaj, kreu i PD- së u premtoi banorëve të Kukësit rihapjen e universite­tit të Kukësit për ta kthyer atë në qendrën e studimeve për zonën e Veriut të Shqipërisë.

 ??  ?? Basha, dje në Kukës
Basha, dje në Kukës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania