Panorama (Albania)

LSI, akuza ministres Gjonaj: Po përdor dy standarde, është e kapur

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, zhvilloi dje një takim me ambasadorë­t e BE- së në Tiranë, në kuadër të hapjes së negociatav­e. Pas takimit, kryetarja e LSI- së dha një prononcim për mediat ku theksoi se LSI mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE- së. Gjatë prononcimi­t, Kryemadhi u pyet edhe për përplasjen më të fundit me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Kryemadhi theksoi se drejtësia në vend po funksionon me dy standarde. “Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë dy standarde. Për bashkëshor­tin e Donika Prelës nuk ka problem se nuk ka paguar tatimet e shtetit shqiptar, ndërsa për një prokurore tjetër duhet të sjellë vërtetimin që kushëriri i saj ka paguar apo jo tatimet në Itali për 25 mijë euro. Ne nuk e shantazhoj­më zonjën Etilda Gjonaj, por zonja Etilda Gjonaj nuk mund të marrë pozicionin e virgjëresh­ës kur i dimë të gjithë shumë mirë pozicionet e saj dhe të gjithë kapjen e saj. Nëse një qytetar shqiptar mund të harxhojë vite të tëra për të fituar gjyqin për t’u kthyer në vendin e punës, bashkëshor­ti i Etilda Gjonajt u kthye me një vendim gjyqi që u bë brenda një jave. Kështu që, standardet janë të dyfishta. Ne kemi një Reformë në Drejtësi, për të cilën kemi votuar dhe që duhet të kemi një standard për të gjithë shqiptarët. Jo tjetër standard për burrin e Etildës dhe tjetër standard për qytetarët e thjeshtë”, theksoi Kryemadhi. Lidhur me protestën e 16 shkurtit, Kryemadhi deklaroi se LSI- ja është koordinuar me PDnë dhe se po vijon takimet nëpër qytetet e vendit për të masivizuar këtë tubim. “Ne kemi bërë takime me qytetarët, ndoshta nuk na keni ndjekur hap pas hapi, ne i kemi rënë 3 herë Shqipërisë përsa i përket protestës, vazhdojmë të merremi me organizimi­n e saj”, deklaroi Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania