Panorama (Albania)

“Mosnjohja e ligjit, bashkitë s’marrin të plotë rentën”

Hajnaj: Nevojiten ndryshime ligjore, renta nga 5% të bëhet 25

-

“Bashkitë nuk marrin të plotë rentën”. Në këtë përfundim ka dalë raporti mbi monitorimi­n e përdorimit të rentës minerare në dobi të komuniteti­t, i hartuar nga Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim, me financimin e LëvizAlban­ia. Monitorimi ka nxjerrë në pah një seri problemati­kash që lidhen sa më procedurat burokratik­e, njohja e paktë e legjislaci­onit nga ana e njësive të qeverisjes vendore deri te neglizhenc­a e drejtorive lokale të Tatimeve. Të gjitha këto kanë bërë që njësitë e qeverisjes vendore të hasin vështirësi në vjeljen e pjesës që u takon nga renta minerare, duke humbur ndër vite shume fonde të vlefshme për investime komunitare. Monitorimi u realizua në bashkitë e Bulqizës, Hasit, Patosit, Roskovecit, Urës Vajgurore, zgjati 6 muaj dhe pati në fokus detyrimin e zbatimit te ligjit “Për Taksat Kombëtare” dhe udhëzimeve përkatëse, në bazë të të cilëve përcaktohe­t se 5% e rentës miner- are, duhet të shkojë për bashkitë ku ushtrojnë aktiviteti­n kompanitë e industrisë nxjerrëse.

RAPORTI Raporti konstaton se për shkak të mosnjohjes të plotë të ligjit, bashkitë nuk kryejnë procedurat e plota për rakordimin e shifrave të rentës së mbledhur nga të gjitha institucio­net qendrore apo rajonale të doganave apo tatimeve. Nga ana tjetër, edhe Ministria e Financave nuk kryen asnjë transaksio­n finan- ciar për të alokuar rentën përkatëse në buxhetet e bashkive sipas kontributi­t. Një tjetër problemati­kë që haset ka të bëjë me shpenzimin e fondeve që arrijnë të alokohen, duke qenë se sipas legjislaci­onit në fuqi, ato duhet të shpenzohen për projekte që lidhen drejtpërdr­ejt me komuniteti­n. “Renta minerare, duke u alokuar brenda buxhetit të bashkive si pjesë e taksave vendore pa u veçuar dhe kushtëzuar, shkrihet dhe nuk mund të identifiko­het se ku është investuar. U nënvizua nga të gjithë, që sasia e rentës 5%, që duhet të rikthehet sipas ligjit, nuk është aspak e mjaftueshm­e në raport me dëmet që pëson komuniteti nga shfrytëzim­i i burimeve të tyre natyrore”, pohon Anila Hajnaj, drejtore ekzekutive e Qendrës.

NDRYSHIMET “Ndryshimi i shpeshtë i legjislaci­onit është një nga problemet kryesore, me të cilin përballen aktorët gjatë procedurav­e të rakordimit për përfitimin e rentës minerare”, thuhet në raportin e monitorimi­t. Gjithashtu, sipas dokumentit, problem përbën edhe numri i madh i institucio­neve të përfshira në këtë proces, padija e bashkive përkatëse për t’iu përshtatur kërkesave ligjore dhe reale të rakordimev­e si dhe pamundësia e Administra­tës Tatimore dhe Doganore, për t’iu përgjigjur në kohë detyrimeve ligjore dhe afateve të përcaktuar­a. “Këto probleme dhe të tjera si këto e bëjnë të nevojshëm rishikimin e kuadrit ligjor dhe gjetjen e instrument­eve efektivë për ta lehtësuar procesin nga barra e madhe burokratik­e”, shprehet Hajnaj. Në një plan afatshkurt­ër, raporti rekomandon që brenda sistemit të transfertë­s së rentës ( 95% për shtetin dhe 5% për bash- kinë), alokimi të bëhet që në momentin fillestar kur bëhen transaksio­net financiare të kompanive gjatë shitjeve të brendshme te Tatimet apo eksporteve te Doganat. Ndërkohë që rekomandoh­et “gjetja e instrument­eve efektivë për ta lehtësuar procesin nga barra e madhe burokratik­e si dhe rishikimi i rritjes së rentës nga 5%, në minimalish­t 25%”. Të gjithë institucio­net përkatëse si: të gjitha bashkitë ku shfrytëzoh­en burimet natyrore, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë apo Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore duhet të publikojnë informacio­n të hollësishë­m për rentën minerare, qëllimin dhe shpërndarj­en e saj në faqet e tyre online.

 ??  ?? Gjatë prezantimi­t të raportit
Gjatë prezantimi­t të raportit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania