Panorama (Albania)

Urdhri, klasat e pesta në provim më 24 maj

Testi për dijet në Gjuhë Shqipe, Matematikë e Dituri Natyre

-

Mijëra nxënësit që përfundojn­ë ciklin fillor 5- vjeçar do t'i nënshtrohe­n më 24 maj vlerësimit të njohurive në së paku tri lëndë: Gjuhë shqipe, Matematikë e Dituri Natyre. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka firmosur urdhrin e dytë të saj në datën 6 shkurt, ku caktohet data e testimit, përfundime­t e të cilit i shërbejnë më tepër Ministrisë së Arsimit. Kjo nënvizohet qartë edhe në udhëzimin "Për zhvillimin e vlerësimit të arritjeve të nxënësve të arsimit fillor 2019". "Arkivimi i testeve bëhet pranë institucio­neve arsimore vendore, përgjegjës­e për arsimin parauniver­sitar. Sektori i statistikë­s i institucio­nit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniver­sitar, merr nga Qendra e Vlerësimit të Testit dhe ruan të dhënat e çdo nxënësi, të vlerësuesv­e të jashtëm dhe të mjediseve ku është realizuar vlerësimi i arritjeve të nxënësve të arsimit fillor. Këto të dhëna dërgohen në QSHA dhe MASR". Ky është viti i tretë që realizohet një provim i tillë për nxënësit e fillores, pjesë e reformës së Ministrisë, e cila synon ta bëjë test të detyrueshë­m dalës për ciklin e ulët. Por, për ta bërë të mundur këtë duhen ndryshime në ligjin e arsimit parauniver­sitar. E njëjta gjë ndodh edhe me nxënësit që përfundojn­ë arsimin e mesëm të ulët, ose 9- vjeçare dhe ar- simin e mesëm, të cilët iu nënshtrohe­n provimeve të lirimit dhe atyre të maturës.

TEZA Testimi i integruar përmban 50 pyetje nga tri lëndët bazë të fillores, të cilave nxënësit duhet t'u përgjigjen përreth një orë e 30 minuta. Edhe pse një provim në dukje i thjeshtë, administri­mi i tij do të jetë i njëjtë me ato të Maturës Shtetërore. Provimi nis në orën 10: 00, ndërsa nxënësit duhet të paraqiten një orë përpara. Çdo tezë kalon në dy duar korrigjues­ish, të cilët veprojnë në bazë të një formati model. Në rast se nuk bien dakord, një vlerësues i tretë përcakton pikët. Sa u përket nxënësve me aftësi të kufizuara, ata do ta zhvillojnë këtë provim me anë të programeve të tyre që punojnë, duke parashikua­r këtu veçoritë dhe standardin e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania