Panorama (Albania)

Vrau bashkëshor­ten, autori nuk pendohet, mbetet në burg

I dyshuari tentoi edhe dy vite më parë ta vriste gruan me thikë

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dje "Burg pa afat" për 57- vjeçarin, që vrau bashkëshor­ten në Vlorë tri ditë më parë.

Todi Lera, i cili po merrte mjekim në spitalin e Vlorës pasi tentoi vetëvrasje­n pas krimit në familje, u shoqërua nga Policia drejt Tiranës, për caktimin e masës së sigurisë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, por mësohet se ai nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer. Burimet thanë se gjatë zhvillimit të seancës, as brenda dhe as jashtë nuk pati familjarë të autorit të dyshuar. Sipas një vendimi të vitit të kaluar të Gjykatës së Vlorës, rezulton se vrasja e Etleva Lerës ishte një krim i paralajmër­uar. Edhe dy vite më parë, Todi Lera kishte tentuar që ta vriste bashkëshor­ten. Todi Lera kishte krijuar prej disa vitesh dyshime se bashkëshor­tja e tij, Etleva Lera, e tradhtonte. Për këtë arsye, ata kishin debate të vazhdueshm­e në familje. Madje, nisur nga këto dyshime se mos 44- vjeçarja kishte lidhje jashtëmart­esore në qytetin e Vlorës, i kishte kërkuar që të shpërngule­shin familjaris­ht për të jetuar në Tiranë. Por një gjë e tillë ishte refuzuar nga gruaja. Kjo gjë ka çuar në acarimin e mëtejshëm të konfliktit në çift, duke bërë që Todi Lera të tentonte të vriste me thikë bashkëshor­ten në shkurt të vitit 2017. E dëmtuar nga sulmi i tij me mjetin prerës, përveç gruas mbeti dhe vajza e tyre e madhe 23 vjeçe.

NGJARJA Burime nga Policia e Vlorës thanë se Todi Lera ka kryer aktin e vrasjes së bashkëshor­tes së tij në kushte të rënduara psikologji­ke. Ai e ka mbytur Etleva Lerën, por gjithashtu në trupin e saj është konstatuar dhe një shenjë prerjeje me thikë. Pas këtij akti, Todi Lera ka tentuar që të kryejë akt vetëvrasje­je, fillimisht duke u përpjekur që të mbysë veten në banjë, por nuk ia ka arritur. Më pas ka marrë thikën dhe ka prerë venat në të dyja duart. Gjithashtu, i ka shkaktuar vetes edhe një plagë me thikë në pjesën e këmbës. Ka qenë vajza e vogël, e cila studion në Tiranë, që ka gjetur nënën e saj pa jetë dhe babanë të mbuluar në gjak. Ulërimat e saj kanë bërë që fqinjët të telefonojn­ë Policinë. Çifti Lera ka tre fëmijë, vajzën e madhe 23 vjeçe, e cila u plagos nga i ati në 2017, një vajzë tjetër 21 vjeçe që studion në Tiranë dhe djalin e vogël, 18 vjeç. Si vajza e madhe dhe djali jetojnë aktualisht jashtë Shqipërisë. Në dijeni për debatet në familje, vajza studente kishte udhëtuar ditën e krimit nga Tirana për në qytetin bregdetar, por pa arritur dot të parandalon­te vrasjen e së ëmës. Todi Lera ishte i papunë, ndërsa viktima Etleva Lera siguronte të ardhurat e familjes, duke shitur rroba të përdorura në një dyqan pranë banesës në lagjen "Kushtrimi" në Vlorë

 ??  ?? Autori, Todi Lera
Autori, Todi Lera
 ??  ?? Viktima Etleva Lera me bashkëshor­tin
Viktima Etleva Lera me bashkëshor­tin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania