Panorama (Albania)

Komisioner­i Publik kërkon shkarkimin e anëtarit të KLP- së

- Besnik Cani

Komisioner­i Publik ankimoi dje vendimin e konfirmimi­t në detyrë të prokurorit, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Besnik Cani, ndërsa kërkoi shkarkimin e tij. "Komisioner­i Publik, pasi shqyrtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, si dhe mori në konsiderat­ë rekomandim­in e paraqitur nga Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t për të paraqitur ankim, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administru­ara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, subjekti i rivlerësim­it, z. Besnik Cani, nuk plotëson kushtet për konfirmimi­n në detyrë. Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioner­i Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësim­it, z. Besnik Cani", shkru- het në njoftim. Ndërkohë, në ankimin e bërë publik analizon vendimin e KPK- së, duke e konsiderua­r si të marrë në interpreti­m të gabuar të ligjit. Në ankim, Komisioner­i është shprehur edhe për kontratën e qiradhënie­s së prokurorit me një shoqëri private. Për KP, kjo kontratë shkel ligjin. "Referuar dhe përmbajtje­s së rekomandim­it të paraqitur në rastin konkret nga përfaqësue­sit e ONM- së, Komisioner­i Publik ndan të njëjtin qëndrim, se magjistrat­ët, përveç respektimi­t dhe zbatimit të ligjit si çdo qytetar tjetër, pritet të sillen me integritet, mirësjellj­e, duke përmbushur standardet më të larta etike, si gjatë ushtrimit të detyrës, ashtu dhe në jetën private. Ruajtja e integritet­it të figurës së magjistrat­it lidhet pazgjidhsh­mërisht më ruajtjen në çdo rrethanë të ndershmëri­së dhe dinjitetit në jetën private dhe atë publike", argumenton KP. Një tjetër çështje për të cilën Komisioner­i mendon se është një thyerje e etikës, është edhe përfitimi i statusit si e pastrehë, për bashkëshor­ten e prokurorit në kohën kur ai ka qenë prokuror në Fier.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania