Panorama (Albania)

Klement Balili para drejtësisë, më 25 shkurt seanca e parë e gjykimit

-

Pasi i është konfirmuar masa e arrestit, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar datën 25 shkurt si datën e mbajtjes se seancës se parë të gjykimit ndaj Klement Balilit, i njohur edhe si "Eskobari i Ballkanit". Seanca e parë gjyqësore pritet të nisë në orën 10: 00, javën e fundit të muajit shkurt. Në dosjen në ngarkim të tij renditen 4 akuza, "Trafik të narkotikev­e", "Grup të strukturua­r kriminal", "Mosdeklari­m të pasurisë" dhe "Pastrim parash". Pak kohë më parë u zbardhën emrat e 3 gjyqtarëve të Krimeve të Rënda, që do të gjykojnë në themel dosjen ndaj Klement Balilit. Në shortin e hedhur në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zgjodhën gjyqtarë të çështjes Liliana Baku, Ardit Mustafa dhe kryesuese, Flora Haradinaj. Pas vetëdorëzi­mit, ndaj Klement Balilit u vendos masë sigurie "Arrest me burg", ndërsa avokatët tij në një se- ancë të dytë kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar. Klement Balili u dorëzua te numri një i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, para një godine të vjetër që ndodhet mes Delvinës dhe Finiqit në mëngjesin e 15 janarit. Pikërisht në atë vend, Balili zbriti nga automjeti "Mercedez ML", me të cilin kishte udhëtuar deri në pikën e takimit dhe hipi në makinën "Range Rover" të Ardi Veliut. Nga aty u nisën drejt Tiranës, duke bërë ndalesën e parë në Komisariat­in më të ri të kryeqyteti­t, atë Nr. 6, që ishte inauguruar disa ditë para. "Peshku i madh", Klement Balili, është i arrestuari i parë VIP që hyri i shoqëruar në ambientet e rikonstruk­tuara të Komisariat­it në Kombinat. E që aty, pas procedurav­e standarde u transportu­a drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe qëndroi aty deri dje, kur edhe doli për herë të parë para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Prej afro dy vitesh, Policia e Shtetit kishte realizuar disa operacione për arrestimin e Klement Balilit dhe të gjitha kishin dështuar. Mediat dinë vetëm disa nga këto operacione, si ato që realizohes­hin në fshatrat e Delvinës, por edhe në Shkodër. Gjatë 3 muajve të fundit, drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, i kishte vënë vetes një synim parësor. Klement Balili duhej arrestuar. Gjatë kësaj kohe, kreu i Policisë së Shtetit kishte hyrë në negociata me tre pjesëtarë të familjes Balili, vëllain e tij të madh, nipin, kryetarin e Bashkisë së Delvinës, Rigels Balilin, dhe një kushëri.

 ??  ?? Momenti i vetëdorëzi­mit të Balilit
Momenti i vetëdorëzi­mit të Balilit
 ??  ?? Klement Balili në Gjykatë
Klement Balili në Gjykatë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania