Panorama (Albania)

GJERMANIA PËR KUFIJTË

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar nga qeveria e Ramush Haradinajt që të ruhet miqësia me SHBA dhe BE dhe të zbatohet kërkesa e tyre për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Thaçi tha se Kosova kurrsesi nuk duhet që në sytë e partnerëve të duket si penguese e vazhdimit të dialogut. Ai ka duke propozuar jo heqjen e taksës, por pezullim të përkohshëm të saj, për t’i hapur rrugë dialogut të Brukselit. Thaçi pohoi se taksa po i shkakton dëme të mëdha Serbisë, megjithatë nuk ka ndonjë çmim i cili mund të paguajë prishjen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Në kuadër të qëndrimit dyditor kemi zhvilluar dhjetëra takime. Kemi pasur edhe takime të shkurtra edhe me sekretarin Mike Pompeo. Kam takuar edhe kongresist­in Engel. Ne duhet të vazhdojmë të investojmë fuqishëm për të ruajtur partnerite­tin strategjik me SHBA- të... Thirrja e SHBAsë për institucio­net e vendit, është që Kosova të kalojë këtë perceptim të krijuar si pengesë për negociata dhe për arritjen e marrëveshj­es me Serbinë. Që Kosova të tejkalojë këto pengesa, në veçanti pezullimin e taksës në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë në Bruksel”, tha Thaçi para gazetarëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk ka për t’u kthyer në bisedime me Kosovën pa u hequr më parë taksa 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia. Taksa e vendosur nga qeveria Haradinaj ka qenë goditja më efikase që ka dhënë deri tani Kosova ndaj Serbisë, duke dëmtuar ndjeshëm ekonominë e saj, pasi mallrat serbe kishin një treg të gjerë në Një nga këshilltar­ët për politika të jashtme më me ndikim te Kancelarja Angela Merkel, ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, tha se Gjermania nuk pranon ndryshimin e kufijve të Kosovës. “Asnjë marrëveshj­e në Bruksel nuk flet për ndryshimin e kufijve. Ne në Gjermani mendojmë se këto ide nuk i kontribuoj­në zgjidhjes. Këto përpjekje janë të rrezikshme dhe destabiliz­ojnë rajonin”, tha Heusgen. Kosovë deri para taksës. Përveç heqjes së taksës, Vuçiç ka folur edhe për të tjera çështje, për të cilat ai po mundohet t’i përfshijë në bisedimet e ndërmjetës­uara nga BE, si për shembull kufijtë. Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratav­e të Presidenti­t serb, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me kufijtë e Kosovës dhe është zotuar se do t’i mbrojë ato me çdo mjet. Haradinaj tha se deklarata e 7 shkurtit nga Presidenti serb është sulm i hapur ndaj Kosovës dhe paqes në vend. Ai theksoi se do të ndërmarrë çdo veprim kushtetues e ligjor për të ruajtur integri- tetin territoria­l të Kosovës. “Deklaratat e fundit kërcënuese, agresive dhe luftënxitë­se të Presidenti­t të Serbisë... se nuk i njeh kufijtë e Kosovës... në Jarinjë dhe Bërnjak, janë të papranuesh­me dhe paraqesin cenim serioz të sovranitet­it dhe integritet­it territoria­l të Kosovës... Si Kryeminist­ër i Republikës së Kosovës zotohem se do të ndërmarr të gjitha veprimet kushtetues­e dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së sovranitet­it dhe integritet­it territoria­l të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutë­n e Republikës së Kosovës”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania