Panorama (Albania)

Diellza Kolgeci, nënë për herë të parë në moshën 41- vjeçare, historia e dashurisë me basketboll­istin 11 vjet më të ri

-

Muajin e kaluar u zbulua se modelja e njohur shqiptare Diellza Kolgeci është shtatzënë për herë të parë në moshën 41vjeçare, fëmijë që vjen në jetë nga lidhja e saj disamujore me basketboll­istin 11 vjet më të ri, Fisnik Rugova. Javën që lamë pas, ajo mbajti baby shower në Prishtinë, ku edhe u zbulua gjinia e fëmijës, pasi edhe ajo vetë nuk e dinte nëse do të ishte djalë apo vajzë. Por, pas një befasie nga i dashuri i saj, Fisniku, u kuptua që ata janë në pritje të një vajze. Pas asaj feste ishte vetë miss- i që postoi albumin e realizuar gjatë kësaj feste të paharruar për të, ku duket përrallore me një fustan të bardhë, e rrethuar nga familjarët dhe miqtë e saj. Për herë të parë ajo zbuloi edhe fotot me të dashurin e saj shtatlartë, lidhja me të cilin evoluoi në vetëm pak kohë. Po si nisi romanca e dashurisë së ikonës së bukurisë me futbollist­in, vetëm pak kohë nga ndarja në pranverën e 2018- s me ish- të fejuarin prej disa vitesh, Nol Fetoshin? Sipas mediave të Kosovës, Diellza duket se ka gjetur personin e duhur, pasi ajo është kokë e këmbë e dashuruar. Sipas burimeve pranë çiftit ata njihen prej vitesh, pasi janë të dy nga Prishtina, por lidhjen e nisën as një vit më parë. Thuhet se nd- jenjat e tyre janë shumë të forta për njëri- tjetrin dhe kjo ka bërë që të ndërtojnë një jetë të re së bashku, duke sjellë në jetë dhe fëmijën e tyre. Diellza, sipas burimeve të “Indeksonli­ne”, është afër muajit të pestë të shtatzënis­ë. Edhe pse kanë një lidhje me diferencë moshe, ata kanë marrë miratimin e familjes dhe shoqërisë, të cilët kanë qenë në dijeni për lidhjen dhe dashurinë e tyre qysh në fillimet e para. Vlen të theksohet se Diellza dhe Fisniku nuk janë shumë të ekspozuar me fotografi të përbashkët­a në rrjetet sociale, edhe pse kanë disa muaj që ata nuk ndahen në asnjë moment nga njëri- tjetri. Diellza njihet si vajza e lidhjeve të gjata, pasi para lidhjes së gjatë me arkitektin Nol Fetoshi, vite më parë, Kolgeci ka qenë në lidhje edhe me basketboll­istin shqiptar të Sigal Prishtinës, Edis Kurajën. Diellza është e njohur për publikun si modele, aktore, prezantues­e dhe këngëtare, ndonëse në këtë të fundit e ka sprovuar veten shumë më pak. DIELLZA KOLGECI, VAJZA QË I BËN TË GJITHA Për ambiciet, fushat e artit dhe televizion­it që ka prekur, mediat e kanë cilësuar Diellza Kolgecin si “vajza që i bën të gjitha”. Me ambicien e pashoq, ajo ka zgjedhur që t’i bëjë të gjitha, aq sa edhe për të vetë është e vështirë që të numërojë fushat ku ka eksperimen­tuar deri më tani. Sa i përket muzikës, ajo bëri bujë me klipin e saj të parë muzikor "Si Kleopatra", si dhe me shfaqjen për herë të parë me një pjesë kërcimi në këngën e Armend Rexhepagië, me të cilën ky i fundit debutoi te "Kënga Magjike 2006". Muzika nuk ka qenë ndonjëherë qëllim në vetvete për të, pasi marrëdhëni­et më të mira i ka me pasarelat e modës dhe dizajnin. Ajo ka pasur një atelie të vetën, klientë të së cilës u bënë emra të njohur të artit, ndërsa ajo vetë u përzgjodh si modele për disa marka veshjesh e reklamash prestigjoz­e jo vetëm në Kosovë, por edhe në disa kryeqytete të mëdha të botës si; Paris, Milano e New York. Si pjesëmarrë­se në "Miss Body of Europe", mbi një dekadë më parë, ajo deklaroi se kishte bërë plan të shkruante një roman autobiogra­fik. Ajo ka provuar edhe aktrimin, ndërkohë që publiku shqiptar e njohu edhe më shumë si prezantues­e të “E Diell” disa vite më parë dhe si pjesëmarrë­se e “Dancing with the stars”.

Por, pas një befasie nga i dashuri i saj, Fisniku u kuptua që ata janë në pritje të një vajze. Pas asaj feste ishte vetë miss- i që postoi albumin e realizuar gjatë kësaj feste të paharruar për të, ku duket përrallore në një fustan të bardhë, e rrethuar nga familjarët dhe miqtë e saj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania