Panorama (Albania)

Elvana Gjata nuk ndihet ende gati për t’u rikthyer në Tiranë, njoftohet shtyrja e premierës së filmit ku luan me Ermal Mamaqin

-

Filmi ku Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata janë protagonis­të, “Dy gisht mjaltë”, fillimisht pritej të publikohej në çdo kinema të Tiranës gjatë muajit dhjetor, por kjo gjë nuk ndodhi. Për shkak të aktiviteti­t dhe fluksit të filmave të fundvitit, Ermal Mamaqi shpjegoi se kishin vendosur ta shfaqnin filmin në datën 14 shkurt, duke qenë se dhe subjekti i filmit përkonte me ditën e Shën Valentinit. Mesa duket, as këtë muaj nuk do të mund ta shohim. Ditën e djeshme, në emisionin e pasdites “Lart e poshtë” është zbuluar se filmi nuk do të shfaqet në datën e caktuar. Ai pritet të shfaqet në kinema gjatë muajve të pranverës. Kjo shtyrje e premierës, me protagonis­te kryesore Elvana Gjatën, vjen një javë pasi ajo shkroi statusin e parë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ish- Bllok, ku sqaronte gjendjen e saj shpirtëror­e. Falë miqve të njohur, Ermal Mamaqi dhe Valdrin Sahiti, u njoftua rikthimi i saj. Para se ajo të publikonte statusin, Ermali publikoi një foto, nga ku u kuptua se Elvana ndodhej në Prishtinë, ku po përgatitet për premierën e filmit “Dy gisht mjaltë”, që do të shfaqet më 14 shkurt në Tiranë. Moderatori Mamaqi publikoi një foto, ku ishte përkrah stilistit dhe bashkëngji­tur me të shkruante: “Kjo foto u shkrep nga Elvana Gjata, që vetëm mu më nxjerr keq… ‘ 2 Gisht Mjaltë’ së shpejti në të gjitha kinematë”.

Por fakti që ai zbuloi me dashje apo pa dashje vendndodhj­en e Elvanës, jeta e së cilës tashmë është e rrethuar nga një mister, duket se i hapi probleme Ermalit. Nisur dhe nga komentet e shumta që iu bënë fotos, ai vendosi ta fshinte menjëherë nga profili i tij, e tashmë kjo foto nuk ndodhet në “Instagram”- in e Ermalit.

Gjithsesi, pas kësaj fotoje fshihej një skenar i mirëmendua­r për rikthimin e Elvanës në mënyrën më të mirë të mundshme, pas lakimit të emrit të saj për javë e javë të tëra në faqet e kronikës së zezë. Pasi ngriu “Instagram”- in dhe nuk postoi asnjë foto, që kur ndodhi ngjarja, ajo ka menduar të shkelë në Tiranë si një artiste e vërtetë kinemaje, kësaj here do të ndjekë nga salla e kinemasë premierën e filmit ku shfaqet si aktore komedie. Është një tjetër talent ky i saj, që presim të na e tregojë tashmë, duke qenë se dhe studimet e larta i ka ndjekur pranë Universite­tit të Arteve për regjisurë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania