Panorama (Albania)

FORMULA E RE Pensionet, përfituesi­t nga ndryshimi i ligjit

Qeveria bën gati ndryshimet e fundit në ligjin e pensioneve. Kategoritë që preken nga pagesa e re e sigurimeve dhe kush përfiton nga skema e re

-

Të vetëpunësu­ave në fshat do t'iu llogaritet pensioni mbi bazën e kontribute­ve që do të derdhin. Qeveria parashikon të ndërpresë subvencion­imin, duke bërë që pensionist­ët në zonat rurale të marrin aq sa edhe paguajnë.

Aktualisht, masa e kontributi­t për të vetëpunësu­arit është rreth 66 mijë lekë në vit. Por ndërsa në qytet paguhet e plotë, për fermerët detyrimi është vetëm 38,400 lekë. Pjesa e mbetur mbulohet nga buxheti i shtetit. Por, sipas draftit të ri të propozuar nga Ministria e Financave, ky subvencion­im ishte kthyer në barrë për arkën e shtetit dhe për me tepër nuk është e drejtë për kategorinë tjetër të kontribuue­sve. Në këto kushte, opsioni i propozuar është që fermerët të vazhdojnë të paguajnë sa është aktualisht, pra, 38.400 lekë në vit sigurime dhe në bazë të kësaj vlere të llogaritet edhe pensioni. Kjo do të thotë ulje të masës së përfitimit me më shumë se 30 për qind në raport me pensionin minimal në qytet.

REFORMA

Në reformën e 2014 u përcaktua që masa e kontributi­t të të vetëpunësu­arve në bujqësi do të rritej çdo vit, derisa në vitin 2018 të barazohej me kontributi­n e paguar nga i vetëpunësu­ari në zonën urbane. Por as kjo nuk u arrit. Në këto kushte, Qeveria ka menduar si zgjidhje miratimin e një page minimale të posaçme, që do të shërbejë si referuese për derdhjen e kontribute­ve nga fermerët. Mendohet se kjo pagë do të jetë 14 mijë lekë të rinj për këtë kategori, megjithatë nuk ka ende asgjë zyrtare në këtë drejtim. Ndonëse për fermerët do të ketë një pagë minimale të posaçme, mbi bazën e së cilës do të paguajnë kontribute­t dhe do iu llogaritet më pas pensioni, ata nuk do të jenë të privuar nga e drejta për të përfitu- ar më tepër. "Nëse një bujk dëshiron të përfitojë një pension më të lartë, ka mundësinë e pagesës me një pagë më të lartë', thuhet në relacionin që shoqëron draftin.

KONTRIBUTE­T

Njëkohësis­ht, të drejtat e fituara deri më tani ruhen, dmth, të gjitha vitet e siguruara deri në hyrjen në fuqi të këtij propozimi do të llogariten me pagën minimale në shkallë vendi. "Për efekt të përllogari­tjes së pensionit, do të njihen si periudha sigurimi të vlerësuar me pagën minimale të gjitha periudhat e sigurimit pas datës 1.10.1993 e deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kur këto periudha gjenden të mbuluara me kontribute të paguara sipas masës së kontributi­t të përcaktuar për personat e vetëpunësu­ar në bujqësi", specifikoh­et më tej në relacion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania