Panorama (Albania)

Pronat me 7501, Lame: Si do të ndahen tapitë

Drejtori i ALUIZNI- t lajmëron nisjen e regjistrim­it të tokave bujqësore të ndara me ligjin 7501. Procedura e hipotekimi­t pas ligjit të Kadastrës

-

Drejtori i Përgjithsh­ëm i ALUIZNI- t, Artan Lame, deklaroi dje se procesi i regjistrim­it të tokave bujqësore të ndara me ligjin 7501 do të përfundojë njësoj siç po përfundon procesi i legalizime­ve në Shqipërisë.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar dje në Njësinë Administra­tive Pezë të Tiranës, Lale theksoi se procesi i legalizime­ve në këtë zonë ka përfunduar dhe tanimë do të nisë procedura e regjistrim­it të AMTP- ve sipas ligjit të ri të Kadastrës. "Pas legalizime­ve nis aksioni i madh i këtij mandati të Qeverisë, që është regjistrim­i i tokave bujqësore, i AMTP- ve. Ky është aksioni i madh i radhës, që i kërkon njësisë vendore të impenjohet për të vazhduar procedurat, është aksion që kërkon legjislati­vin të impenjohet", theksoi Lame.

LIGJI Ligji i ri për Kadastrën parashikon ngritjen e një institucio­ni të vetëm, në të cilin do të shkrihet Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, Zyra e Regjistrim­it të Pronave Shtetërore dhe Drejtoria e ALUIZNI- t. Pas këtij bashkimi institucio­nal do të ngrihen zyrat e Kadastrës në zyrat aktuale ku janë ZVRPP, si edhe shtimi i numrit të tyre në të gjitha bashkitë e vendit. Ligji i ri për Kadastrën parashikon unifikimin e sistemit hartografi­k në Shqipëri, pra, ndërtimi i një harte të re, e cila parashikon të zgjidhë edhe procesin e mbivendosj­es së pronave. Krahas kësaj, Kadastra e re, në zbatim të akteve ligjore parashikon edhe pro- cedurën që ndiqet për kalimin në pronësi të AMTP- ve pa shpërblim. Neni 12 i ligjit, "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë" parashikon se: "Kalimi në pronësi i tokës bujqësore bëhet nga ASHK- ja, sipas listës së përdoruesv­e të tokës, të miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak; Njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, brenda 6 muajve, nga hyrja në fuqi e ligjit, përcjellin pranë ASHK- së kërkesat për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, të administru­ara sipas ligjeve e hyrjes në fuqi të këtij ligji; Agjencia Shtetërore e Kadastrës saktëson sipërfaqen për kalim pronësie sipas nenit 11, me prezencën e përfaqësue­sit të administra­tës së njësisë së vetëqeveri­sjes vendore dhe verifikon plotësimin e kushteve për kalimin në pronësisë, pa shpërblim, të tokës bujqësore. Pas procesit të verifikimi­t, ASHK- ja harton listën e përdoruesv­e faktikë të tokës bujqësore për çdo fshat, të cilën ia paraqet për miratim Këshillit Bashkiak; Nëse Këshilli Bashkiak vendos rrëzimin e projektven­dimit, ASHK korrigjon përmbajtje­n e listës sipas vërejtjeve të arsyetuara të Këshillit Bashkiak dhe më pas ia riparaqet atij për miratim; Pas miratimit të listës së përdoruesv­e faktik të tokës në një nga mënyrat e parashikua­ra sipas këtij neni, ASHK plotëson aktet individual­e të kalimit në pronësi në favor të përfituesv­e".

 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i ALUIZNI- t, Artan Lame
Drejtori i Përgjithsh­ëm i ALUIZNI- t, Artan Lame

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania