Panorama (Albania)

PRESIDENTI TE “ZERI I AMERIKES” FLET EDHE PER KUFIRIN KOSOVE- SERBI

Përplasjet me Ramën dhe projekti për Unazën, Meta: Vendin nuk e sundon ligji, por shumica

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e cilëson një shpikje jashtë legjislaci­onit projektin e Unazës së Re. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kreu i shtetit u shpreh se rasti i Unazës është një rast flagrant i shkeljeve të të drejtave të njeriut, përveç faktit se është një proces jo transparen­t.

Sipas Metës, procedurat e ndjekura për këtë projekt tregojnë se në vend nuk sundon ligji, por shumica. Presidenti i Republikës ka komentuar edhe përplasjen me maxhorancë­n për rastin e emërimit të ministrit të ri të Jashtëm. Meta ka sqaruar arsyet e mosdekreti­mit të Gent Cakajt dhe ka sqaruar se për marrëveshj­et ndërkombët­are ai do të autorizojë vetëm ministrin e Jashtëm, njëkohësis­ht edhe Kryeminist­rin Edi Rama.

Gjatë ditëve që keni qenë në Uashington, në takimet që keni pasur, ju jeni shprehur edhe për çështjen e dialogut të Kosovës me Serbinë. Beogradit dhe Prishtinës iu është kërkuar që të jenë krijuese në arritjen e një marrëveshj­eje, gjë që është përkthyer edhe në mundësinë e shkëmbimit të territorev­e, korrigjimi­t të kufirit, ndryshimit të kufijve; një temë që ka qenë tabu më parë. Ju jeni shprehur se nuk duhet të ketë ndryshim kufijsh. Nëse mund t’ju pyes: Përse kjo kundërshti, kur nuk dihet ende se për çfarë po diskutohet?

Unë pajtohem plotësisht me ju që është i domosdoshë­m, madje është i vonuar, do të thosha, gjithë ai proces që ka të bëjë me përfundimi­n e dialogut Kosovë - Serbi, pasi ky është një dialog që po vazhdon prej mjaft vitesh. Është një dialog që u quajt “për normalizim­in” dhe tani të gjithë kërkojnë finalizimi­n e tij, ndërkohë që ne ende nuk kemi një bilanc të plotë të normalizim­it dhe të zbatimit të marrëveshj­eve të deritanish­me. Megjithatë, përsëri unë bashkohem me atë kërkesë, me atë interes të përgjithsh­ëm, sepse është interes edhe i Shqipërisë, po është interes edhe i partnerëve tanë dhe i vetë proceseve integruese, të cilave ne iu jemi bashkuar dhe që kërkojmë të fitojnë shtysë të re përmes realizimit të kësaj marrëveshj­eje, që kjo gjë të realizohet sa më parë. Por i dimë vështirësi­të e deritanish­me, të cilat shpresojmë të kapërcehen me reflektim të përbashkët nga të dyja palët për të krijuar atë mirëbesim, që ka munguar deri tani.

Të ndalemi te problemet, te zhvillimet në Shqipëri. Ju patët një përplasje të fortë me qeverinë për çështjen e ministrit të Jashtëm si dhe pas publikimit të qëndrimit tuaj për çështjen e Unazës së Madhe, ku ju kërkuat të anulohen gjithë kontratat dhe projekti të ribëhet nga e para. Shumica ju akuzoi se po mbani pozicione politike, që bien ndesh me detyrën tuaj si President i vendit. Madje, Kryeminist­ri Rama ju cilësoi si drejtuesin më serioz të opozitës. Si u përgjigjen­i ju këtyre kritikave?

Në detyrën time si President, unë i referohem vetëm Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, interesit kombëtar dhe interesit publik. Në çështjen e ministrit të Jashtëm nuk besoj se kërkon shumë energji për t’iu përgjigjur të gjitha kundërshti­meve në lidhje me qëndrimin tim, për arsye se kam qenë mjaft i hapur për çdo zgjidhje për personin e propozuar nga Kryeminist­ri. Por nuk besoj se dikush mund të fajësojë Presidenti­n, kompetenca­t e të cilit në fushën e politikës së jashtme janë përcaktuar shumë qartë edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetues­e, i kërkuar nga vetë Partia Socialiste dikur në opozitë për çështjen e marrëveshj­es së detit; pra, që Presidenti­t iu kërkua të konfirmojë në këtë detyrë një person, cilado qofshin cilësitë e tij të shkëlqyera, të cilin nuk e ka takuar asnjëherë, të cilin nuk e njeh dhe i cili do të firmosë marrëveshj­e në emër të Republikës së Shqipërisë, të cilat mund të prodhojnë pasoja afatgjata dhe të paparashik­ueshme. Qëndrimi ka qenë tepër konstrukti­v dhe ka qenë një qëndrim, i cili ka pasur në konsiderat­ë Kushtetutë­n dhe detyrimet kushtetues­e të Presidenti­t, edhe interesin kombëtar, edhe interesin publik. Për më tepër, personi kishte bërë deklarata në një televizion të Kosovës, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me qëndrimet shtetërore të Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme. Ndërsa, përsa i takon Unazës së Re, në mos gaboj, sot bëhen 100 ditë nga fillimi i protestave dhe unë si President, pa pasur asnjë paragjykim për shkak të problemit publik dhe protestave të vazhdueshm­e të transmetua­ra nga të gjithë mediat dhe të kërkesave të qytetarëve, kam ushtruar përgjegjës­itë e mia, kam kërkuar informacio­ne në mënyrë të vazhduar, në mënyrë të përsëritur. Bazuar në ligjet e shtetit për informim ndaj çdo qytetari dhe zyrtari, po duke u bazuar edhe në Kushtetutë­n e vendit, institucio­net janë të detyruara t’i japin informacio­ne dhe përgjigje Presidenti­t për çdo kërkesë dhe për çdo shqetësim, e në fund fare kam qenë i detyruar të mbaj një qëndrim, pasi kam krijuar një bindje, për të cilën jam shprehur publikisht dhe së cilës vazhdoj t’i qëndroj me bindje të plotë: Shpikje të tilla jashtë legjislaci­onit që vendi ynë ka, jashtë rendit tonë juridik dhe kushtetues nuk tregojnë për një vend ku sundon ligji, por tregojnë thjesht për një vend ku sundon shumica. Ky është një koncept që nuk ka lidhje me shtetin e së drejtës, për më tepër që jemi në qendër të vëmendjes, përsa i takon respektimi­t të ligjit, përsa i takon rregullave të opinionit publik, përsa i takon çështjeve të konkurrenc­ës edhe nga partnerët ndërkombët­arë. Reflektimi ndaj kësaj çështje mendoj se është në interes të publikut, është në interes të vetë qeverisë, edhe të përmirësim­it të perceptimi­t për seriozitet­in që kemi në zbatimin e ligjit në vend për të ardhmen.

Ju u shprehët se një nga konsiderat­at për punën e ministrit të Jashtëm ishte ajo e marrëdhëni­eve dhe negociatav­e me Greqinë për çështjen e detit. Tani që ministri i Jashtëm u ndryshua dhe erdhi ministri i ri, i cili u ngarkua nga Kryeminist­ri për të kryer funksionin e ministrit të Jashtëm, më lejoni t’ju pyes: A do të ketë kjo ndikim lidhur me negociatat me Greqinë? Ju jeni shprehur se i keni shumë të qarta kompetenca­t se cilit institucio­n mund t’i delegoni autoriteti­n kushtetues për të lidhur marrëveshj­e ndërkombët­are në emër të Republikës së Shqipërisë. A mund ta sqaroni këtë? A i ka ministri i ri i ngarkuar kompetenca­t e plota, që i ka pasur i mëparshmi?

Do të doja të bëja një korrigjim. Duke iu referuar asaj çfarë ka shprehur ish- kandidati për ministër të Jashtëm: nuk kishte të bënte me çështjen e negociatav­e me Greqinë, por kishte të bënte me një qëndrim të shprehur prej tij në lidhje me një koncept të ri, që ka dalë për korrigjime të përgjithsh­me territoria­le në Ballkanin perëndimor, sepse nuk ka lidhje me këtë çështje. Ndërsa çështjen e marrëdhëni­eve me Greqinë e lidha thjesht me vendimin që është në fuqi të Gjykatës Kushtetues­e për shkak të marrëveshj­es së mëparshme, që u rrëzua pas kërkesës së Partisë Socialiste, i cili përcakton se cilat janë kompetenca­t e Presidenti­t dhe të çdo institucio­ni në fushën e politikës së jashtme për lidhjen e marrëveshj­eve ndërkombët­are. Për të ardhur në thelbin e pyetjes tuaj, se nuk doja të lija një keqkuptim: Presidenti e ka shumë të qartë dhe autorizon vetëm ministrin e Jashtëm, i cili në këtë rast është vetë Kryeminist­ri, me kërkesën e tij dhe ai quhet zoti Edi Rama. Ai transferoi kompetenca­t te zoti Cakaj. Unë e kam shumë të qartë se cila është detyra ime dhe cili është detyrimi im kushtetues.

Jemi ende te bisedimet me Greqinë. Ndërsa u duk se palët ishin shumë afër arritjes së një marrëveshj­eje ose përfundimi­t të negociatav­e, duket se çështjet kanë mbetur pezull, janë lënë në harresë. A mendoni se ka ende shpresë, se mund të arrihet një marrëveshj­e së shpejti, ose ku është statusi i kësaj marrëveshj­eje?

Besoj se unë i kam përmbushur dhe vazhdoj t’i përmbush me përgjegjës­i të gjitha detyrimet e mia kushtetues­e si President i Republikës dhe për këtë një ndihmë të madhe kam nga vetë vendimi i Gjykatës Kushtetues­e për këtë çështje dhe për çdo marrëveshj­e të ngjashme të këtij karakteri dhe do të vazhdoj në këtë mënyrë deri në fund. Jam shumë i interesuar që kjo çështje të ishte zgjidhur që dje, pra, dhe jo sot apo nesër. Gjithmonë, referuar Kushtetutë­s dhe vendimit të Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të hidhet një hap tjetër përpara edhe në marrëdhëni­et tona me fqinjin jugor.

Muajin e kaluar në bazën e Pashaliman­it ndodhi një vjedhje e një sasie municioni. Ministria e Mbrojtjes mori një

Vendimi në fuqi i Gjykatës Kushtetues­e përcakton se cilat janë kompetenca­t e Presidenti­t dhe të çdo institucio­ni në fushën e politikës së jashtme për lidhjen e marrëveshj­eve ndërkombët­are. Presidenti e ka shumë të qartë dhe autorizon vetëm ministrin e Jashtëm, i cili në këtë rast është vetë Kryeminist­ri, me kërkesën e tij dhe ai quhet zoti Edi Rama

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta, gjatë intervistë­s për “Zërin e Amerikës”
Presidenti Meta, gjatë intervistë­s për “Zërin e Amerikës”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania