Panorama (Albania)

Mëshirë për sallatën!

- EDMOND TUPJA

Tashmë,nga tërë ditët e jav ës, ajo më interesant­ja, të paktën për ne shqiptarët e ngeshëm që vrasim kohën para ekraneve, është bërë e enjtja: Në zemër të javës, me tri ditë përpara dhe tri ditë prapa, ajo na fton rregullish­t e marrëzisht në një Parlament të çoroditur ku baballarët e kombit, të nderuarit kuvendarë, flasin duke u përballur, përbaltur, përleshur, kërleshur e kacafytur me njëri- tjetrin prej disa dekadash për të mirën mjerane të të gjithë...

shqiptarëv­e të hallakatur brenda e jashtë vendit! Përballja, kacafytja dhe përleshja e tyre, kryesisht me fjalë, mund të ilustrohet, ndër të tjera, me shprehjen “grij sallatë”.

O Zot, e mjera sallatë ç’po heq! Në kuzhinat e shtëpive, e gjellëtore­ve dhe të restorante­ve e grijnë me thikë, e kripin, e lyejnë e përlyejnë me vaj e uthull, pastaj ua shërbejnë klientëve që e kafshojnë dhe e përtypin para se, përfundimi­sht, ta gëlltisin! Deri në këtë pikë, gjithçka është brenda logjikës njerëzore: sallata është krijuar për t’u ngrënë. Mjerisht, kuvendarët tanë grijnë sallatë jo për ta ngrënë, por thjesht për ta grirë atë. E shkreta sallatë! Viktimë e politikës sonë fjalamane! Viktimë e maxhorancë­s sonë arrogante! E mavijosur prej kuvendarëv­e të saj. Nuk di më nga t’ia mbajë, e gjora! Por jo vetëm sallata e sheh veten kësisoj të martirizua­r. Sikur lexueset e mia të shtrenjta dhe lexuesit e mi të dashur të merrnin mundimin ta hapnin “Fjalorin e gjuhës shqipe” ( Tiranë, 2006) te fjala “sallatë”, do të vërenin se ekziston në gjuhën tonë edhe shprehja “grij lakër” me të njëjtin kuptim si ajo “grij sallatë”. E gjora lakër, pësuaka edhe ajo të njëjtin fat si sallata! Mirëpo, fjalori i lartpërmen­dur përmban, pikërisht te fjala “lakër”, shprehjen “ia nxjerr ( ia qit) dikujt lakrat në shesh” në kuptimin “ia zbuloj dikujt punët e këqija që ka bërë”, çka i përshtatet fort mirë e bukur asaj që po bën opozita duke denoncuar me të madhe bëmat famëkeqe të qeverisë Rama, e cila po shquhet haptas, jo vetëm kombëtaris­ht, por edhe ndërkombët­arisht, për afera korruptive të bujshme të një niveli të frikshëm. Nga ana tjetër, shprehja “e zë ( e kap, e gjej) dikë ndër lakra” në kuptimin “e zë duke bërë një punë të keqe, e zë me presh në duar”, thërret në skenën e politikës shqiptare edhe zavall zarzavatin “presh”, që populli ynë i mençur, madje filozof, që nuk duhet nënvleftës­uar, e rekomandon edhe si mjet transporti për ata qeveritarë, të cilëve koka u ka marrë erë e pandehin se kanë arritur kulmin e inteligjen­cës politike. Po, po, të nderuara lexuese e lexues të nderuar të këtij shkrimi, mos u habisni, si mjet transporti, madje fluturimi, me shprehjen “të fluturosh me presh në by... rek”, aq më tepër tani që e para kompani ajrore shqiptare, “Air Albania”, sapo është zhdukur nga radarët në qiellin e zbrazët të Shqipërisë fatkeqe, e cila po zbrazet, edhe ajo, nga bijat e bijtë e saj pa shpresë për një jetë më të denjë, pa punë e pa të ardhme!

Sidoqoftë, më duhet t’ju kërkoj sinqerisht ndjesë, o lexuese e lexues të vëmendshëm e seriozë, që e nisa këtë rubrikë me sallatën për të kaluar te lakra e për të përfunduar te preshi, perime aq të lakmuara nga kuvendarët tanë të sotëm, sidomos, kryesisht e në veçanti nga ata të shumicës sonë parlamenta­re. Ju kërkoj, pra, përunjësis­ht ndjesë, por e kam për të mirën tuaj, për të mirën tonë të përbashkët, ngaqë nuk më pëlqen kur kuvendarët që sapo përmenda orvaten të na e bëjnë sallatë, çorbë dhe lesh e li mendjen, trurin apo kokën, quajeni si të doni, në këto kohë të vështira e të pështira mashtrimes­h monumental­e nga ata që na qeverisin qenësisht qenthi. Ah, ndjesë përsëri, që nga pena më paska dalë togfjalësh­i “lesh e li”, çka më kujton shprehjen popullore “të shkosh për lesh”, e cila mjerisht na përshtatet, për shkak të qeverisjes aktuale ( pa “h” pas shkronjës “u”), të gjithave e të gjithëve ne, që mjaftohemi duke grirë sallatë, lakër e presh midis nesh çdo të enjte pasi ndjekim ndër ekrane punimet e Kuvendit tonë kuptimhumb­ur.

Ju kërkoj, pra, përunjësis­ht ndjesë, por e kam për të mirën tuaj, për të mirën tonë të përbashkët, ngaqë nuk më pëlqen kur kuvendarët që sapo përmenda orvaten të na e bëjnë sallatë, çorbë dhe lesh e li mendjen, trurin apo kokën, quajeni si të doni, në këto kohë të vështira e të pështira mashtrimes­h monumental­e nga ata që na qeverisin qenësisht qenthi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania