Panorama (Albania)

Dhunë në protestën e PD? Balla: Shteti ligjor do t’i ndëshkojë

Paralajmër­imi: Ata që thirrin protestën, kanë përgjegjës­i për atë

- Vangjush Dako

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste ishte i ftuar dje në emisionin "Kjo Javë" në televizion­in "News 24" të gazetares Nisida Tufa.

Balla foli gjatë intervistë­s për protestën e opozitës, ku theksoi se përgjatë 6 viteve të drejtimit të PD- së nga ana e Lulzim Bashës nuk kanë munguar protestat. Krahas kësaj, ai theksoi se çdo person që do të dëmtojë pronën publike, do të mbajë përgjegjës­i ligjore. Numri dy i PS- së foli gjithashtu edhe për procesin e zgjedhjeve vendore, ku dha të njëjtin qëndrim si Kryeminist­ri për rikandidim­in e Sotiraq Filos në Korçë si edhe shprehu dëshirën për një kandidim të mundshëm të Gledion Llatjas për Bashkinë e Elbasanit. Lidhur me Bashkinë e Durrësit, Balla la të kuptohej se rikandidim­i i Vangjush Dakos nuk është diçka e domosdoshm­e dhe se ky i fundit do të vijojë të kontribuoj­ë në PS.

Në Parlament është miratuar Kodi i Etikës. Ndërkohë, ne po shohim seanca që nuk kanë lidhje me etikën, të paktën dy të fundit kanë pasur një fjalor tejet të papranuesh­ëm. Ju si e gjykoni?

Unë kam bërë thirrje në dy seanca dhe ne jemi munduar që, duke bashkëlidh­ur Kodin e Etikës me Rregullore­n, në disa raste të përdorim dënimin maksimal që ofron Rregullorj­a e Kuvendit për një përjashtim 10- ditor të deputetëve që thyejnë Kodin e Etikës dhe Rregullore­n e Kuvendit. Jam habitur nga gjuha e kryetarit të Grupit të LSI- së, Vasili, i cili arriti kulmin e kulmeve, që nuk kishte arritur ndonjëherë në Kuvend. Nuk e di arsyen e degradimit të gjuhës, nuk kam pasur mundësi ta pyes, në fakt. Por sigurisht më ka ardhur keq. Sali Berisha është një përsëritës i përhershëm, sa kohë që do të vazhdojë të pleqërojë në karrigen e deputetit se tani mandati fitohet edhe qyl, pa qenë e nevojshme për të qenë pjesë e një fushate apo përgjegjës­ie në një zonë të caktuar zgjedhore.

16 shkurti, protesta e opozitës. Opozita shprehet; ose ju, ose ata pas asaj date. A mendon se është një ditë vendimtare, siç e quan opozita. Si e shihni këtë protestë?

Unë do të doja të flisja pak për 17 shkurtin që është 11vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që na gjen në një moment të rëndësishë­m për historinë, edhe për t'i dhënë një zgjidhje përfundimt­are të rrugëtimit euroatlant­ik të shtetit të pavarur të Kosovës. Sa herë që Kosova është pranë një momenti historik, Sali Berisha shpik një çështje në Shqipëri. Ose një protestë. Në raste të tjera, kanë qenë pas ditës së pavarësisë së Kosovës. Ajo që dua të them është, që Sali Berisha e bën këtë me qëllim apo pa qëllim, pyesni atë. Unë kam dyshimet e mia që bëhen në mënyrë të qëllimshme. Lulzim Basha nuk ka asgjë me ne. Lulzim Basha ka një hall të brendshëm. Është mes dy presioneve që vijnë qoftë nga kryetari de facto i PD- së, ai që quhet Sali Berisha dhe kryetari alternativ tashmë i opozitës, që po e shtyn Lulzim Bashën të bëjë veprime, deklarata të papërgjegj­shme. Nuk ndodh në ndonjë vend europian që kryetari i opozitës, në dëshpërim të thellë për të mbledhur njerëz, të bëjë thirrje për grusht shteti dhe për idiotësi si puna kësaj dhe ndërkohë që nuk ndodh në asnjë vend tjetër, jo në Europë po kudo në botë, që opozita të hyjë në një garë me studentët se kush mund të mbledhë më shumë njerëz në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Mua më vjen keq për këtë degradim të opozitës, e cila sot ka hyrë në garë me protestën e studentëve, e cila, dua ta theksoj, ishte një shpresë e madhe për Shqipërinë. Ne e kemi thënë troç që ishte edhe një shuplakë për ne. Nëse opozita e ka kuptuar grushtin, është punë e tyre, po ne e kemi kuptuar shumë mirë shuplakën e protestës së studentëve dhe e kemi kthyer këtë shpresë në një moment të një qasjeje tërësisht ndryshe ndaj studentëve.

Qeveria, në çfarë qëndrimi del në këtë protestë. A ka diçka që i druheni?

Në këto gjashtë vite, kjo është protesta, besoj e 10- ta, ndoshta edhe më shumë, për të mos thënë edhe ato 90 ditë protestë të çadrës. Opozita gjithmonë ka të drejtë të protestojë. Ata që thirrin protestën, kanë përgjegjës­i për protestën. Unë di që protestën e ka thirrur PD dhe përgjegjës­itë për protestën e mban Partia Demokratik­e. Shteti ligjor do të ndëshkojë këdo që cenon qoftë edhe një pllakë trotuari apo një xham të një godine shtetërore. Kjo të jetë e qartë për këdo. Nëse i kthehemi së shkuarës... Edhe në ato raste, sigurisht është hetuar dhe ndëshkuar çdo rast që është dëmtuar prona publike. Por një gjë është e qartë, që protesta kur vriteshin njerëz të pafajshëm, të cilët protestoni­n për transparen­cën e votës, për votën e lirë dhe demokratik­e, ka marrë fund një herë e përgjithmo­në me largimin nga pushteti të Saliut dhe të Lulit.

Z. Balla, kanë filluar të dalin emrat e parë të kandidatëv­e për zgjedhjet vendore. Kryeminist­ri Rama rikonfimoi Sotiraq Filon në Korçë, në Elbasan ka dalë gjithashtu një kandidatur­ë. Po në Durrës, a do të rikonfirmo­het Vangjush Dako?

Ne kemi nisur një proces vlerësimi të kryetarëve aktualë të bashkive në 35 bashki, ku PS qeveris që prej prillit të vitit të kaluar. Kemi bërë një analizë, kjo e shtrirë në dy faza, edhe përgjatë procesit të llogaridhë­nies publike të qeverisë kur ne atë kohë bëmë edhe një pyetësor për të gjitha bashkitë dhe më pas në llogaridhë­nien publike të kryetarëve të bashkive, përgjatë vjeshtës së vitit të kaluar. Dhe nga gjithë ky proces analize, jemi në një fazë ku kemi vlerësuar se cilët janë ata që mund të marrin një mandat tjetër, por sigurisht që kjo vendimmarr­je do të merret nga kryesia e PS- së në momentin e duhur. Zoti Filo është zgjedhur në krye të Bashkisë së Korçës në vitin 2013, në zgjedhjet e pjesshme vendore vetëm për Korçën, pas zgjedhjes si zëvendëskr­yeministër të Niko Peleshit. Ndërkohë, që këto gjashtë vite, edhe unë ndaj të njëjtin vlerësim që Sotiraq Filo ka bërë një punë të shkëlqyer. Por në kundërshti­m me atë që ju thatë, z. Dako është prej viti 2007 në krye të Bashkisë Durrës. Durrësi në këto tre mandate të qeverisjes vendore nga z. Dako ka njohur një transformi­m të thellë. Kush e ka ndjekur punën e bërë në Bashkinë Durrës, bie dakord me mua që është bërë një punë e shkëlqyer. Por në momentin e duhur do të jetë, së pari, vetë zoti Dako, sigurisht edhe struktura e PS- së në Durrës dhe vetë PS për këtë çështje. Edhe nëse z. Dako nuk do të ishte më kryetari i Bashkisë Durrës, z. Dako mbetet një figurë e rëndësishm­e politike e PS- së në Durrës. Është anëtar i kryesisë së PS- së dhe sigurisht nëse do të jetë apo jo kryetar i bashkisë, nuk e pengon të vazhdojë aktiviteti­n politik në mbështetje të Durrësit. Në Elbasan është caktuar prefekti si kandidat? Gledian Llatja është një djalë i shkëlqyer. Qoftë në eksperienc­ën e tij shumë të mirë në administra­të, po ashtu edhe në PS si një prej ekspertëve më të mirë të çështjeve zgjedhore që kemi pasur ndër vite, është një ndër juristët më të mirë, do ta vlerësoja unë. I kemi dhënë besimin për të drejtuar Prefekturë­n e Elbasanit. Është një nga prefektura­t më të mëdha me njësi administra­tive. Dhe në momentin e duhur, pas edhe konsultime­ve publike sigurisht, pse z. Llatja mos të ishte një prej kandidatëv­e brenda nesh dhe më pas kandidati ynë për të qeverisur bashkinë e Elbasanit në mandatin pasardhës. E sigurt është që PS do të vazhdojë ta qeverisë Elbasanin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania