Panorama (Albania)

Pensionist­ët, konferencë për moshën e tretë te “Luarasi”

Ruka: Nevojitet trajtim i duhur financiar dhe jetë dinjitoze

-

Edhe pse nuk është në fokusin kryesor të tij, universite­ti "Luarasi" nuk kujdeset vetëm për formimin profesiona­l të të rinjve, por edhe të përpjekjev­e për trajtim të denjë të moshës së tretë.

Diskutimi për këtë kategori ishte pikëtakimi në këtë universite­t, i Shoqërisë Shqiptare për të Gjitha Moshat ( ASAG), përfaqësue­sve të "Luarasi" si dhe një sërë aktorësh të tjerë dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Në konferencë­n ndërkombët­are, "Shëndeti, Drejtësia Sociale dhe Ekonomike për të moshuarit në Shqipëri" u fol shumë për problemati­kat e kësaj fashë moshore si dhe ofrimit të zgjidhjeve. Disa prej tyre i vuri në dukje drejtoresh­a ekzekutive e ASAG, Mira Pirdeni. "Të moshuarit vua- jnë varfërinë e pensioneve të ulëta, e mungesës së aksesit në shërbime. Qendrat ditore në Shqipëri janë shumë të limituara dhe jashtë standardev­e. Madje, nuk ka as ligj për të moshuarit, i cili të ketë të saktësuara përfitimet e të moshuarve, burimet financiare dhe një këshill kombëtar, i cili të orientojë politika, programe dhe dona- cione për të moshuarit". Në pak kohë qëndrimi në vendin tonë, Monique Epstein, përfaqësue­se e një prej organizata­ve më të fuqishme në Francë, për mbrojtjen e të moshuarve, "E- seniors" ka konstatuar disa prej shqetësime­ve të të moshuarve që u përmendën në konferencë. Por, Epstein është e gatshme që këtë bisedë të mos e lërë në nivel diskutimi, por ta çojë më tej, duke kontribuua­r me përvojën e saj në shtetin prej nga vjen, Franca. "Konstatova që problemet e moshës së tretë në Shqipëri janë më të rënda se në Francë. Misioni im i ardhjes këtu është që të sjell modelin francez dhe mekanizmat e duhura për ta bërë jetën e të moshuarve më të mirë edhe në vendin tuaj. Në Shqipëri ka probleme të shumta me shtëpitë e të moshuarve, ndërsa modeli që përdorim ne në Francë është ai i vetëmenaxh­imit të azileve, duke sjellë opsione për të rritur të ardhurat. Një problem tjetër është edhe komunikimi i të moshuarve me partnerët që u vijnë në ndihmë. Gjithashtu, duhet të vendoset dialog me aktorët e tjerë, në mënyrë që të moshuarit të mund të adresojnë problemet e tyre". Në tryezën e diskutimev­e foli edhe rektori i universite­tit "Luarasi", prof. dr. Et'hem Ruka, duke u shprehur se aktorët shtetërorë, e jo vetëm, i detyrohen moshës së tretë jo vetëm për trajtim financiar, por edhe moral. E "Luarasi", sapo e bëri pjesën që i takon. "Ka një sërë problemesh të tjera që lidhen me plakjen e popullsisë në Shqipëri. Na bëjnë të mendojmë të gjithë për të gjetur zgjidhje jo vetëm për trajtimin financiar të moshës së tretë, por në radhë të parë për ta bërë jetën e tyre më dinjitoze. Detyra e universite­tit është të shtrojë problemet për zgjidhje bashkë me shoqërinë civile dhe agjencitë e tjera. Ata që vendosin janë politikëbë­rësit". Sipas raportit të OKB- së, Shqipëria renditet në grupin e dhjetë vendeve, që ka pësuar plakjen më të shpejtë të popullsisë. Mbi 650 mijë të moshuar në vendin tonë, përveç pensioneve të ulëta, përjetojnë edhe diskrimini­m moshor aktiv.

 ??  ??
 ??  ?? Rektori Ruka dhe drejtoresh­a e ASAG, Pirdeni, dje në konferencë­n te “Luarasi”
Rektori Ruka dhe drejtoresh­a e ASAG, Pirdeni, dje në konferencë­n te “Luarasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania