Panorama (Albania)

Ngjarja në Kavajë, Spiropali: Familja kërkoi të fliste vetë

Reagimi, pas akuzave nga opozita për publikimin e familjarëv­e në ERTV

- ERVIN KOÇI

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, njëherësh edhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, tregoi dje detajet nga takimi në familjen e vajzës së abuzuar në Kavajë.

Përmes një video- postimi në “Facebook”, Spiropali theksoi se kishte marrë ftesë për të vajtur te familja në Kavajë, duke theksuar se publikimi i videos ishte bërë me kërkesë të vetë prindërve të vajzës. “Jo më larg se mbrëmë ( parmbrëmë), në vend që të paktën të ndaleshin e të heshtnin në respekt të atyre burrave të vrarë që kërkuan paqe dhe mirëkuptim në emër të vajzës, ranë fort në emër të zbulimit të papritur të neneve të ligjit, që duhej të mbronte vajzën nga ato gozhdë të pamëshirsh­ëm. Përsëri edhe mbrëmë nuk u ngulën mbi mua apo qeverinë personalis­ht si dëshmitarj­a dhe zëdhënësja e kësaj historie barbarie politiko- mediatike, por mbi vajzën e mitur e familjen e saj. Kur gjyshi i vajzës më erdhi në zyrë, duke më kërkuar ndihmë për të shpëtuar nga çekanët e sulmit politik dhe gozhdët e tërbimit mediatik, u ndjeva e lehtësuar që, së paku, nuk jemi të tërë njësoj në sytë e asaj familjeje dhe e rënduar nga pafuqia për ta ndaluar atë furi dhunuese mbi ta. Kur të nesërmen më ra telefoni dhe në emër të prindërve të vajzës gjyshi më ftoi në shtëpi, vorbulla e dilemës u rikthye edhe më e fortë. ‘ Ty të faleminder­it – më tha, duke shtuar, - por ne nuk jemi të qetë, nuk mjafton se po na del shpirti nga sulmet e tyre që po na e tresin vajzën para syve tanë, duam të bëjmë apel publik, por nuk duam të merremi as me ndërmjetës­it që na çojnë ata të opozitës dhe as me ata që na vrasin natën nëpër studio dhe na qajnë ditën, duke na u lutur të dalim me ta në televizor’. Përsëri brenda meje fitoi ndjenja e solidarite­t me ta dhe ideja se mund të isha sadopak e dobishme për ta”, theksoi Spiropali, nga biseda me të afërmit e vajzës. Ajo më tej tregoi detajet nga vizita në shtëpi, duke shtuar se: “Kur hyra në shtëpinë e tyre, pashë përballë një vajzë të dobët me një vështrim të mprehtë që s’do ta harroj kurrë. Nxënëse me 10- ta dhe një karakter dukshëm të fortë, ajo ishte qartësisht e lënduar, por aspak e rrëzuar. ‘ Vajza ime ka kurajë të jashtëzako­nshme dhe do të bëhet dikushi’, tha i ati. Biseduam gjatë, ose më saktë ata kishin nevojë të flisnin dhe në fund ndiheshin të çliruar. Rrëfimi i tyre ishte njerëzor deri në dhimbje dhe mesazhi i tyre ku e ku më fisnik dhe më emancipues dhe më legjitim sesa kërdia dhe gërdia e fjalimeve patetike, deklaratav­e politike, statuseve digjitale dhe telemuhabe­teve pa hesap të marra së bashku. Ajo familje e tronditur në themelet e shpirtit fliste me respekt për mësuesen, drejtoren e shkollës, Policinë e Shtetit, agjencinë e mbrojtjes së familjeve, psikologëv­e dhe lutej për t’u lënë e qetë nga ata që të vrasin natën e të qajnë ditën. Ndërsa monstrat e tij dhe të ngjashmit me të në media e politikë u rilëshuan mbi gjysh e babë, me demek në emër të ligjit, që, sipas tyre, u mohon të drejtën të kenë një fytyrë për të thënë para gjithë dynjasë të vërtetat e shpirtit”.

 ?? Elisa Spiropali ??
Elisa Spiropali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania