Panorama (Albania)

Kryemadhi: Identifiki­mi publik i prindërve është vazhdim i përdhunimi­t

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, e ka cilësuar të tmerrshme ngjarjen e rëndë të përdhunimi­t në Kavajë. Kryetarja e LSI- së ka komentuar dhe identifiki­min publik të prindërve të vajzës së përdhunuar nga pamjet e publikuara në “ERTV” gjatë vizitës së ministres Spiropali, për të cilët tha se identifiki­mi i tyre është vazhdim i përdhunimi­t. “Të gjithë kemi dëgjuar për rastin e vajzës në Kavajë, që është i tmerrshëm. Është e tmerrshme për vajzën, por është e tmerrshme dhe për djemtë që bënë veprën penale, sepse edhe ata fëmijë janë. Pra, nuk është problemi vetëm te veprimi, është problemi te sistemi që e lejon dhe e edukon një vepër të tillë. Është problemi te mënyra dhe mentalitet­i që është instaluar në mentalitet­in e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë. Sepse normal, që të përdhunosh nuk është vepër penale për Rilindjen, sepse përdhunues­it, të dënuarit për përdhunim dhe prostituci­on i kemi sot kryetarë bashkish, deputetë, të cilët përfaqësoj­në Rilindjen e Edi Ramës. Dhe normalisht që kjo u duket një gjë normale dhe vazhdon veprimi përdhunues akoma më shumë kur identifiko­het fytyra dhe personi. Prandaj, problemet që ka sot shoqëria shqiptare janë kaq shumë, saqë nuk di ku ta fillosh e nuk di ku ta mbarosh. Dhe kjo vjen si rezultat i instalimit të kësaj kaste kriminale që jo vetëm po i varfëron shqiptarët çdo ditë e më shumë, por po ju merr dhe atë moment të fundit që është shpresa”, tha kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, gjatë takimit me strukturat e LSI- së në Korçë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania