Panorama (Albania)

PD: Elisa Spiropali duhet të shkarkohet, veprim kriminal

-

Partia Demokratik­e, nëpërmjet zëdhënëses së saj Ina Zhupa e ka cilësuar si kriminale vizitën e ministres së Shtetit Elisa Spiropali në familjen e vajzës së abuzuar në Kavajë. Zhupa ka theksuar se kemi të bëjmë me “Përdhunim shtetëror për të pastruar imazhin e vet Elisa e doganave. Elisa ka kaluar përtej çdo imagjinate për të bërë të vetmen gjë që bën kjo maxhorancë e që është propaganda. Është kriminale të përdorësh fatkeqësin­ë, dhimbjen e prindërve për të mbuluar përgjegjës­inë e kësaj qeverie në zbatimin e ligjit dhe mostrajtim­in me përgjegjsh­mëri të ngjarjes së Kavajës. E pakonceptu­eshme bërja publike e fytyrave dhe emrave të prindërve dhe gjyshit të viktimës së Kavajës. Mosrespekt për viktimën, dhunim i tyre për së dyti. Elisa bën vizitoren e paskrupull­t që kërkon të shlyej idiotësinë e saj me fatin e keq të një familjeje. Turp dhe krim, ky është përdhunim shtetëror”, ka theksuar Zhupa. Krahas zëdhënëses së PD- së, për publikimin e videos me familjen e vajzës së abuzuar në Kavajë, ka reaguar edhe ish- Kryeminist­ri Berisha. Ai gjithashtu e ka hedhur poshtë veprimin e bërë nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Berisha shkroi se: “Pasi heshti për ngjarjen monstruoze për 7 ditë, foli duke përdhosur familjen, dërgoi zëdhënësen e përdhunimi­t dhe përdhosi duke treguar në ekran viktimën dhe familjen e saj”. Këtë veprim e ka kanë kundërshtu­ar edhe deputetë të tjerë të PD- së, të cilët kërkuan nga Kryeminist­ri Rama shkarkimin e ministres Elisa Spiropali pasi, sipas tyre, ka cenuar dinjitetin e familjes për kapital politik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania