Panorama (Albania)

BE- OKB: Dialogu Beograd- Prishtinë, prioritet për dy vendet

Ambasadori gjerman në OKB: Kosova ka bërë progres, është koha që ta njohim këtë gjë

-

Vendet që përkrahin Kosovën në Këshillin e Sigurimit kërkojnë rishqyrtim të rolit të UNMIK dhe vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi.

“Kosova ka bërë progres dhe është koha që ta njohim këtë gjë,” thotë ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen. Në ditën që Këshilli i Sigurimit të OKBsë, mbajti një takim për Kosovën, të enjten më 7 shkurt, ambasadori Heusgen u tha gazetarëve se përveç uljes së numrit të takimeve për Kosovën, kërkohet që të bëhet “një rishikim strategjik” i misionit UNMIK, sepse gjendja në bazë është stabilizua­r. “UNMIK ka kryer një mision të rëndësishë­m dhe Ambasadorj­a e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, kujtoi vitet e shtypjes që çuan në luftën e 1990- s. Duke shënuar 20vjetorin e çlirimit, Kosova kujton rolin që Kombet e Bashkuara kanë luajtur. Ajo shtron pyetjen pse duhet mbledhur Këshilli i Sigurimit tri herë në katër muajt e fundit për të folur për Kosovën. “UNMIK nuk ka më rol për të luajtur në Kosovë dhe nuk ka më mandat”, tha Çitaku. ka ende detyra për të kryer, por ne do të shohim nëse këto detyra mund të merren përsipër nga organizata të tjera”, tha ambasadori Heusgen. Më e rëndësishm­ja për të është “që dialogu midis serbëve dhe kosovarëve të vazhdojë dhe ne duhet të kemi progres të tij”. GJERMANIA KUNDËR Ambasadori Heusgen theksoi se Gjermania nuk është për korrigjim kufijsh: “Korrigjimi i kufijve nuk çon në asgjë pozitive. Sepse kur fillon të ndryshosh kufijtë nuk e di se ku përfundojn­ë”, tha ai. Mbasi foli për gazetarët, ai hyri në sallën e Këshillit të Sigurimit, në takimin për Kosovën. Në takim morën pjesë ambasadorë­t në OKB të 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, pesë të përhershme dhe dhjetë të përkohshme, si dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç dhe ambasadorj­a e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Të gjithë kanë pasur mundësi të lexojnë më parë raportin 15 faqesh, që Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB- së ka përgatitur për aktivitete­t e UNMIK tre muajt e fundit, 15 tetor- 15 janar. Fjalia e parë e raportit thotë: “Gjatë kësaj periudhe, tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës kanë vazhduar të rriten, duke pasur efekt negativ mbi perspektiv­ën e një dialogu pozitiv”. Raporti përmban një pjesë për aktivitete­t e EULEX- it dhe një faqe raport për aktivitete­t e Dhomës Speciale. Takimi nisi me shefin e UNMIK- ut, Zahir Tanin, i cili me videokonfe­rencë foli rreth dhjetë minuta për gjendjen në Ko- sovë, duke e filluar me fjalinë: Kjo periudhë ka qenë e karakteriz­uar nga veprimtari dhe retorika që nuk kanë ndihmuar në përmirësim­in perspektiv­ës së dialogut politik, midis Beogradit dhe Prishtinës”. Tendenca ka qenë te përçarja më shumë se sa te qetësimi i situatës”, tha Tanin për gjendjen. Mungesa e një qëndrimi të unifikuar në Prishtinë për kushtet për rifillimin e dialogut me Beogradin ka arritur pikën kritike tha ai, duke shpjeguar se diskutimet për parimet e qëndrimit të ardhshëm të Prishtinës vazhdojnë.

 ??  ?? Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen
Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania