Panorama (Albania)

“Marrëveshj­a Kosovë- Serbi, e vonuar, duhet reflektim”

Meta: S’kemi bilanc të normalizim­it të marrëveshj­eve të deritanish­me

-

seri masash pak ditë më parë. U shkarkuan 15 zyrtarë ushtarakë, ndërkohë që javën e kaluar Ministria e Mbrojtjes ju ka dërguar një propozim për shkarkimin e komandanti­t të Flotës Detare, gjeneralin Ylber Dogjani. A keni marrë ndonjë vendim deri tani lidhur me këtë kërkesë?

Nuk kam pasur mundësi të marr ndonjë vendim, për arsye se edhe nuk kam qenë në zyrë gjatë kësaj kohe, por megjithatë ekipi im po punon, por njëkohësis­ht na duhet të kemi një vlerësim më të plotë dhe më shterues për rastin në fjalë, pasi kemi edhe pretendime­t nga ana e komandanti­t të Forcave Detare, i cili pretendon që ka paralajmër­uar për pasojat apo rreziqet e një fenomeni të tillë, ka kërkuar të merren disa masa. Ne kemi kërkuar të shohim edhe vlerësimin e Ministrisë, të inspektimi­t që është bërë dhe do të marrim vendimin më të drejtë dhe do ta bëjmë publik në mënyrën më transparen­te.

Këto ditë, ambasada amerikane në Tiranë bëri të ditur se ajo u ka mohuar dhe revokuar vizat mbi 170 zyrtarëve dhe ish- zyrtarëve publikë që nga viti 2017. Mendohet të jetë një numër relativish­t i lartë zyrtarësh. Duket një shifër relativish­t e lartë, duke iu referuar faktit që në vitin 2017, Prokuroria shqiptare ka regjistrua­r vetëm 16 procedime për korrupsion të zyrtarëve të lartë. A mendoni se ky është një tregues i faktit se korrupsion­i në Shqipëri është shtrirë në nivele të larta dhe lufta ndaj tij mbetet ende shumë e dobët?

Për këtë nuk mjafton vetëm ky rast apo ky fakt që shprehni ju. Për fat të keq, raporti i “Transparen­cy Internatio­nal” tregon një përkeqësim. Unë mendoj që është shumë e rëndësishm­e që SHBA dhe BE të vijojnë në mënyrë më aktive angazhimin e tyre për të ndihmuar në ngritjen e besueshme të institucio­neve të reja të Reformës në Drejtësi, të japin një mbështetje dhe inkurajim më të madh për ONM- në, të cilën ne e vendosëm edhe në Kushtetutë dhe për vlerësimet e saj, në mënyrë që ne t’i kemi sa më shpejt këto institucio­ne në punë, t’i kemi sa më të besueshme dhe sa më të paanshme.

Edhe një pyetje e fundit, lidhur me temën e korrupsion­it, që ka dalë këto dy- tre ditë. Në teori, të gjithë politikanë­t i japin mbështetje me zë të lartë luftës ndaj korrupsion­it, por duket se kemi të bëjmë më shumë me një lloj retorike. Po të shohim reagimin e qeverisë ndaj rasteve që ka nxjerrë në pah media për korrupsion­in, kemi vënë re një lloj shfajësimi ose deri diku një lloj marrjeje në mbrojtje të personave që janë të akuzuar. Po të njëjtën gjë vumë re pardje me opozitën. Në një përplasje që pati me ministren e Drejtësisë, pasi Ministria e Drejtësisë arrestoi dhe po ndiqen penalisht disa persona që kanë qenë zyrtarë të LSI- së më parë për disa shkelje në këtë ministri, kryetarja e LSI- së goditi ministren e Drejtësisë dhe i mori në mbrojtje këta njerëz. Madje, nxori edhe emrin tuaj: “deri tani,- tha,- nuk e kam nxjerrë emrin e ministres së Drejtësisë”, pasi ajo ka lidhje familjare me ju. Zonja Kryemadhi kështu u shpreh. Si ju duken këto komente? A janë këto sinjale të qarta që politikanë­t duhet të nxjerrin, ndërkohë që vendi ka një problem serioz me korrupsion­in?

Problemi padyshim që është mjaft serioz, përderisa, e theksoj edhe një herë, “Transparen­cy Internatio­nal” e nxjerr të përkeqësua­r dy vitet e fundit vlerësimin për Shqipërinë. Duhet të ndodhte e kundërta. Në kuadër të Reformës në Drejtësi duhet të kishte një frenim, duhet të kishte një kujdes më të madh në respektimi­n e ligjit dhe të Kushtetutë­s, duhet të kishte një reagim më të shpejtë ndaj rasteve të qarta dhe ndaj rasteve publike. Unë përshëndes çdo procedim, që bëhet ndaj kujtdo, qofshin edhe raste të tilla si ajo që ka ndodhur në Ministrinë e Drejtësisë ditët e fundit, sipas këtij varianti që ju po shprehni. Megjithatë, ka disa çështje që janë shumë madhore, sepse çështje të tilla padyshim që ka dhe do të ketë. Sepse çdo ditë ka prokurime dhe mund të ketë edhe shkelje, edhe korrupsion. Por ka disa raste ku është e rëndësishm­e të përqendroh­emi më shumë për të vendosur vërtet besimin në funksionim­in e shtetit, në sundimin e ligjit. Më konkretish­t, unë do të theksoja faktin skandaloz të shkeljes së Kushtetutë­s lidhur me dhënien fuqi prapavepru­ese për shpërndarj­en e dividendit për të kaluarën, i cili sjell implikime të mëdha dhe mund të sjellë edhe pasoja të mëdha në të ardhmen në dëm të interesit publik dhe në dëm të funksionim­it normal të rendit juridik dhe kushtetues në një shtet të së drejtës. Apo edhe rasti tjetër i Unazës së Re është një rast flagrant, ku kemi një shkelje të hapur të të drejtave të njeriut, përveç fenomenit jo transparen­t. Nga ana ime, Prokuroria dhe çdo agjenci ligjzbatue­se ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetje­n më të plotë, por edhe duhet të tregojë bindshëm se është jashtë çdo ndikimi politik edhe partiak.

 ??  ?? Meta e Thaçi
Meta e Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania