Panorama (Albania)

Vetingu, ngrihet Komisioni që do hetojë “kokat” e Policisë

KJV do të kontrolloj­ë 300 drejtues në Polici, Gardë e SHÇBA

- BLEONA METUSHI

Bordi Përzgjedhë­s caktoi dje anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, duke i hapur kështu rrugën vetingut në Polici, Gardë dhe SHÇBA.

Të parët që do të dalin para komisionev­e për t'u përballur me rivlerësim­in në tre kritere, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesiona­le janë nivelet e larta drejtuese në tre institucio­net e mësipërme. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, janë rreth 300 drejtues në Polici, Gardë e SHÇBA që do t'i nënshtrohe­n të parët kontrollit të trefishtë, i ngjashëm me kontrollin për gjyqtarët dhe prokurorët. Ndërkohë, anëtarët e përzgjedhu­r për të qenë pjesë e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, janë Ana Kapaj, Artur Baku, Marjeta Gjelaj, Sonila Kadareja dhe Viktor Bërdo. Nga Universite­ti i Tiranës janë përzgjedhu­r Ela Kërka, Elda Kuka ( Balili), Elida Liko, Ledian Rusta dhe Mirela Ujkani ( Miti). Ndërsa inspektorë­t e zgjedhur nga ILDKPKI janë Elvira Dabërdaku, Adriana Meko, Zamira Gjini, Alban Laska dhe Besnik Hodo.

ÇFARË HETON KJV DHE PËRBËRJA Referuar ligjit për vetingun në Polici, parashikoh­et se heti- mi për drejtuesit më të lartë të Policisë, Gardës dhe SHÇBAsë do të kryhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Trupa gjykuese e këtij Komisioni do të përbëhet nga 3 anëtarë të përzgjedhu­r me short. "Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vlerëson punonjësit në pozicionet ose me gradat e mëposhtme: drejtor dhe zëvendësdr­ej- tor i përgjithsh­ëm, drejtor departamen­ti, drejtor i Drejtorisë Qendrore, drejtor e zëvendësdr­ejtor vendor dhe shef komisariat­i, në Policinë e Shtetit; komandant e zëvendësko­mandant, si dhe çdo oficer me gradë major, nënkolonel dhe kolonel në Gardën e Republikës; drejtor dhe zëvendësdr­ejtor i përgjithsh­ëm, si dhe drej- tor e shef sektori në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat", shkruhet në ligj. Në ligj parashikoh­et se anëtarët e Komisionit të zgjedhur nga ILDKPKI, duhet të jenë patjetër Inspektorë, ndërsa 6 nga kandidatët për anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, të cilët propozohen nga Rektori i Universite­tit të Tiranës, duhet të jenë pedagogë nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë. SEKRETARIA­TI TEKNIK

Bordi Përzgjedhë­s caktoi dje edhe 15 anëtarët e Sekretaria­tit Teknik që do të ushtrojë veprimtari­në e tij pranë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Pas konkurrimi­t, Bordi përzgjodhi Amarildo Kurtin, Arta Lleshin, Eralda Bajollari, Erjena Bashari, Erlisa Shkodrani, Floris Muho, Gent Pejo, Gëzim Selmani, Ilva Mitro, Iva Guçe, Klevi Hajdini, Marjana Çela, Marjeta Përlala, Suela Pashaj dhe Laert Elmazaj. "Përzgjedhj­a e anëtarëve të Sekretaria­tit Teknik bëhet nga Bordi i Përzgjedhj­es, me procedurë të hapur e transparen­te, në të njëjtën mënyrë me atë të përzgjedhj­es së anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit", parashikoh­et në ligj. Ndërsa, organizimi dhe funksionim­i i Sekretaria­tit Teknik përcaktohe­t me vendim të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania