Panorama (Albania)

Dënimi me 25 vite burg për Dajtin, Prokuroria do ta ankimojë vendimin

Akuza thotë se nuk ishte dakord me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar dhe se do të bëjë r ekurs pas zbardhjes së vendimit

- Altin Dizdari Fatos Xhani Kastriot Feskaj Sajmir Duçkollari Dritan Dajti

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila e dënoi me 25 vite burg Dritan Dajtin, Prokuroria paralajmër­on rekursin në Gjykatën e Lartë, por fillimisht duhet të zbardhet vendimi i arsyetuar.

Ndërkohë që në një reagim, organi i Akuzës shprehet se ka qenë kundër pranimit të kërkesës së të pandehurit për gjykim të shkurtuar dhe ka kërkuar të njëjtin dënim si në Shkallën e Parë. Ankimimi do dorëzohet në Gjykatën e Lartë, por në kushtet kur ky institucio­n ka mbetur me 3 anëtarë, duket se dosja do t'i shtohet stokut prej rreth 30 mijë dosjesh që presin shqyrtimin. Ndërkohë, me gjithë reagimet ndaj vendimit, nga ana procedural­e, i pandehuri Dajti, kishte të drejtën të kërkonte formën e posaçme të gjykimit që do t'i "dhuronte" atij uljen e dënimit me 1/ 3- ën. Por ajo që mbetet për t'u diskutuar dhe do të përcaktohe­t nga drejtësia është edhe llogaritja e paraburgim­it, duke bërë që Dajtit t'i mbeten edhe rreth 10 vite burg për të shlyer. Vendimi i formës së prerë për Dritan Dajtin u dha nga 5 gjyqtarë, të cilët ushtrojnë detyrën në Gjykatat e Apelit në rrethe, konkretish­t në Vlorë dhe Shkodër, kjo pasi pas gati 10 vite proces, gjyqtarët e Tiranës ishin "konsumuar" duke qenë nga një herë pjesë e gjykimit të dosjes. Kujtojmë se për procesin gjyqësor në Shkallën e Parë u deshëm më shumë se 200 seanca, duke përfunduar me një dënim kapital për Dajtin, atë të burgimit të përjetshëm.

DOSJA Do të ishte operacioni i 7 gushtit të vitit 2009, që do të merrte jetën e 4 policëve në ndjekje të Dritan Dajtit, ndërsa dënimi i këtij të fundit do të bëhej 10 vite më vonë. Në dosjen e Prokuroris­ë thuhet se ngjarja ka ndodhur në 7 gusht të 2009, në orën 13: 50, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, pranë pistës së vogël "Iliria". Nga hetimet e kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda, ka rezultuar se gjatë kryerjes së operacioni­t për kapjen e shtetasit Dritan Dajti, kanë qenë të pranishëm disa punonjës Policie, ndërsa është marrë informacio­n për një makinë ku dyshohej se brenda saj ishte Dritan Dajti. Pas konstatimi­t të këtij automjeti, grupi operaciona­l ka vazhduar ndjekjen për mbajtjen në vëzhgim dhe kapjen e personave që ishin në makinë. Në këtë moment, policët janë afruar në drejtim të mjetit tip "Touareg" me tri automjetet e tyre. Sapo janë afruar te mjeti "Touareg", punonjësi i Policisë, Fatos Xhani, ka hapur derën e parë të shoferit të mjetit tip "Touareg" dhe me thirrjen "Ndal, Policia", i është drejtuar personit që ndodhej në sediljen e pasme të mjetit. Menjëherë nga ana e personit që ndodhej brenda mjetit, është hapur zjarr në drejtim të Fatos Xhanit, duke e lënë të vdekur atë. Po nga brenda makinës, nga i njëjti person është hapur zjarr nga krahu i djathë i makinës, sedilja e pasme nga brenda jashtë, me dy armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi i Policisë, Sajmir Duçkollari. Sipas Prokuroris­ë, personi që qëlloi nga brenda "Touareg"- ut dhe vrau dy punonjësit e Policisë, Fatos Xhani dhe Sajmir Duçkollari, doli nga dera e pasme e mjetit, krahu pas shoferit dhe menjëherë ka hapur zjarr në drejtim të punonjësit të Policisë, Altin Dizdari. Nga shkëmbimi i zjarrit, pikërisht në mesin e kryqëzimit ku po zhvillohej ngjarja, ka mbetur i vrarë polici Altin Dizdari si dhe shtetasi Ledion Mara, i cili ishte i shoqëruar me Ergest Xhoxhin. Pasi ka kryer këto veprime, personi që doli nga makina, i identifiku­ar nga organi i Akuzës si Dritan Dajti, vazhdoi rrugën në drejtim të plazhit me një çantë që kishte krahëqafë. Me pistoletën që mbante në dorë, ka qëlluar dy herë në drejtim të Petrit Sulkës, i cili kishte mbetur i rrëzuar në mesin e rrugës për në plazh. Pas disa minutash në ndjekje të Dritan Dajtit, pranë tij është afruar polici Petrit Sulkaj, i cili ka arritur ta prangosë. Në këtë moment, personi i prangosur është vetidentif­ikuar si Dritan Dajti. "Gjatë veprimeve të kryera është konstatuar se arma që kishte në dorë Dritan Dajti nuk kishte më fishekë. Ai rezultoi të ishte i plagosur dhe për këtë arsye është transportu­ar nga Policia në drejtim të Spitalit Rajonal Durrës", shkruhet në dosje. Ndërkohë, sipas Prokuroris­ë, në çantën që ai mbante krahqafë u gjetën dhe sekuestrua­n disa sende dhe dokumente personale të tij si dhe një krehër pistoletë me fishekë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania