Panorama (Albania)

Vendimi për Dajtin, Basha: I dhanë atë që vetë ai kërkoi

-

Partia Demokratik­e ka vijuar me akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe Kryeminist­rit Rama, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për të dënuar me 25 vite burg, Dritan Dajtin. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi se vendimi për kryekrimin­elin, që vrau 4 oficerë Policie në krye të detyrës, është tregues i drejtësisë së kapur nga Edi Rama. "Shikoni se çfarë bëjnë. Kriminelin që vrau 4 policë në krye të detyrës, drejtësia e kapur nga Edi Rama, e bërë njësh me Edi Ramën, me krimin dhe oligarkinë, tani i dhanë atë që kërkoi vetë ai, 25 vite burg. Po bëhen gati të lirojnë një kryekrimin­el, që vrau 4 oficerë policie në krye të detyrës. Ky është sistemi që ka ndërtuar", deklaroi Basha, gjatë një takimi që zhvilloi me qytetarët në Gjirokastë­r. Qëndrim të ashpër kundër këtij vendimi mbajti edhe ish- Kryeminist­ri Sali Berisha. Sipas tij, SHBA, vrasjen e një efektivi të Policisë, e dënon me vdekje përmes karriges elektrike, ndërkohë që në Shqipëri vrasja e katër policëve është dënuar me vetëm 6 vjet heqje lirie. "Në SHBA, vrasja e një polici dënohet me karrige elektrike. Në Shqipëri, kur je mik i Edi Ramës për vrasjen e një polici dënohesh vetëm 6 vjet. Dritan Dajti, miku i Edvinit, vrasësi serial që ekzekutoi katër oficerë policie, u dënua vetëm me 25 vite apo 6 vite burg për një oficer. Kjo është drejtësia e Edvin Kristaq Krimit", shkruan Berisha. Opozita e ka dënuar me forcë vendimin e Apelit për ta dënuar me 25 vite heqje lirie Dritan Dajtin, të dënuar për vrasjen e katër efektivëve të Policisë së Shtetit. Sipas Partisë Demokratik­e, me vendimin e drejtësisë së rilindur të Edi Ramës, tashmë Dritan Dajtit i duhet dikush për t'i garantuar lirinë me kusht, njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania