Panorama (Albania)

Komisioni Europian për 2018: Ekonomia u rrit 4,5%

"Papunësia u ul në 12,6%, shkalla më e ulët që nga viti 2012"

- DORINA AZO

Komisioni Europian publikoi dje raportin e 3- mujorit të fundit të 2018- s për vendet potenciale kandidate në Bashkimin Europian.

Raporti analizon ecurinë ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku për Shqipërinë shprehet se ekonomia u rrit me 4,5 për qind falë rritjes së investimev­e private dhe zgjerimit të konsumit. Komisioni parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë do të mbetet ndër më të lartat në rajon edhe gjatë dy viteve në vijim. Sipas raportit, prodhimi kombëtar për 2019- 2020 pritet të zgjerohet mesatarish­t me 3,9 për qind në vit i mbështetur nga rritja e konsumit të familjeve dhe investimet e biznesit. "Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shqipëri u rrit me 4,5 për qind në tremujorin e tretë pas rritjes mesatare 4,3 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit 2018. Konsumi privat u forcua përsëri në 3,9 për qind, ndërkohë që konsumi i qeverisë vazhdoi rënien dhe u tkurr me 2,4 për qind. Formimi i kapitalit fiks bruto u rrit me 5,4 për qind, pasi ishte ngadalësua­r mesatarish­t 3,3 për qind gjatë 6 muajve të parë të vitit 2018. Nga ana e kërkesës, konsumi privat mbeti komponenti më i fortë kontribuue­s në rritjen ekonomike në tremujorin e tretë, pasuar nga importet dhe investimet. Edhe pse eksporti i mallrave shënoi një rritje shumë të fortë prej 16 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, kjo nuk mund të konsideroh­et një rritje e fortë për shkak të importeve, të cilat kanë zvogëluar efektin e eksporteve të larta", thuhet në raport. Sipas raportit, vendi ynë ka shënuar progres edhe në uljen e papunësisë në 12,6 për qind dhe uljes së borxhit publik në 67,1 për qind, nga 70 për qind që ishte në 2017. "Borxhi publik i Shqipërisë zbriti në 67.1 për qind vitin e kaluar, nga 70 për qind që ishte në 2017. Në buxhetin e ri, qeveria parashikon se këtë vit borxhi do të ulet më tej, në 65,5 për qind e Prodhimit Kombëtar. Tregu i punës reflektoi vazh- dimësinë e zgjerimit ekonomik. Në tremujorin e tretë, rritja e punësimit për grupmoshën 15- 64 vjeç ishte 1,8 për qind, në sektori privat jobujqësor punësimi u rrit me 7,5 për qind dhe rritja e punësimit të të rinjve për grupmoshën 15- 29 vjeç u përshpejtu­a në 26 për qind. Pap- unësia vazhdoi trendin në rënie, duke u ulur me 1,35 për qind, duke arritur në 12,6 për qind, shkalla më e ulët që nga viti 2012. Papunësia e të rinjve mbetet e lartë, por ka qenë vazhdimish­t duke rënë që nga viti 2015, ku arriti kulmin e saj prej 34 për qind", thuhet në raport.

 ??  ?? Faksimile e raportit të Komisionit Europian
Faksimile e raportit të Komisionit Europian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania