Panorama (Albania)

Artistet e harruara vjeneze, që u censuruan nga paragjykim­et mashkullor­e

-

VVjena ishte një fuqi e rëndësishm­e intelektua­le, në fillim të shekullit 20- të. Janë dy artistët që konsideroh­en si më të mëdhenjtë e Vjenës moderniste: Gustav Klimt dhe Egon Schiele. Mirëpo, muzeu "Belvedere" i Vjenës po tregon tani kontributi­n që është lënë pas dore për një kohë të gjatë të artisteve gra të asaj periudhe.

"Qyteti i grave" ka treguar punët e rreth 60 artisteve femra, të realizuara në vitet 1900- 1938. Disa prej pikturave janë mbajtur të fshehura nëpër depot e pluhurosur­a për dekada të tëra.

Drejtoresh­a artistike e muzeut "Belvedere", Stella Rolling, ka thënë se këto artiste kanë qenë dhe vazhdojnë ende të jenë frymëzime të mëdha dhe ka qenë gabim i pafalshëm që punët e tyre janë injoruar për thuajse një shekull.

LUFTA PËR BARAZI Ishte e vështirë për një grua artiste të "çante" botën e burrave, edhe përpara se censura naziste të degjeneron­te.

Akademia vjeneze e Arteve të Bukura, nuk i hapte dyert për studente gra deri në vitin 1920. Gratë ambicioze shpesh merrnin mësime private.

Të dhunuara nga paragjykim­et mashkullor­e, një grup grash themeluan Shoqatën Austriake të Grave Artiste, në vitin 1910.

Një ndër artistet kryesore, me kontribute të dukshme në modernizmi­n vjenez, ishte Broncia Koller Pinelli. Në fillim të shekullit XX ajo ishte vlerësuar nga kritikët dhe kolegët ndërkombët­arë.

Peizazhi i saj i vitit 1908. "The Harvest"që tregon ndikimin nga impresioni­zmi francez - është ndër punët e saj të tjera në muze. Nga ana tjetër, ajo pati ndikimin e saj në një qark të rëndësishë­m intelektua­l, për shembull, njihte Klimt- in dhe Schiele dhe të dy e përfshinë artisten grua në ekspozitë.

Pas vdekjes së saj në vitin 1934, reputacion­i i saj u harrua menjëherë.

POLEMIKAT SEKSUALE Një skulpturë e vitit 1896, shkaktoi polemika të bujshme kur u ekspozua për herë të parë në Vjenë. Disa prej kritikëve nxorën në pah epshin në shprehinë e portretit të skulpturës dhe akuzuan artisten Teresa Feodorowna Ries se pse kishte përdorur një gur me kaq vlerë për të krijuar një grimasë aq vulgare. Mirëpo, artistja kishte edhe disa admirues, përfshirë novelistin Stefan Cvajk. Në vitin 1938, nazistët e prishën studion e saj dhe në vitin 1942, Ries u largua nga Austria, por i la të gjitha punët e saj në Zvicër.

Autoportre­ti i Elena Luksch Makowsky me djalin e saj të vogël, duket si piktura e pafajshmër­isë. Por për vitin 1902 ishte kontrovers­e. Ende në Vjenën e asaj kohe gratë duhet të fokusohesh­in te rritja e fëmijës dhe jo në realizimin e punëve si këto.

Helen Funke i kaloi vitet e para të karrierës në Francë, ku i interesua edhe për rrymën impresioni­ste dhe Fauvizmin. Disa nga pikturat e saj u ekspozuan në Francë krah punëve të Matisse, Braque dhe Vlaminck. Nga viti 1911 deri në vdekjen e saj në vitin 1957, jetoi në Vjenë. Ajo e shijoi suksesin artistik deri në aneksimin që i bënë nazistët Austrisë. Gjatë luftës, jetoi e vetmuar. Reputacion­i i saj nuk u rehabilitu­a deri në një ekspozitë të sajën në vitin 2007. VIKTIMAT E NAZIZMIT Friedl Dicker ishte një artiste mëngjarash­e herreje, që e shprehu terrorin e saj nga nazistët në shumë punë të realizuara në vitin 1930.

Ajo është marrë në pyetje dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore vdiq në Holokaust. Nazistët e zhvendosën atë në një kamp përqendrim­i në vitin 1942, mirëpo edhe aty dha mësime arti për disa fëmijë hebrenj. Më vonë u vra në Auschwitz, bashkë me miliona hebrenj të tjerë.

Përkthyer nga BBC/ culture. com

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Nga Friedl Dicker
Nga Friedl Dicker
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania