Panorama (Albania)

Rikard Ljarja: Nuk shkoja dot ta takoja në spital

-

Ndërsa afrohej rreth familjarëv­e të mikut të tij, Kiço Blushit, aktori Rikard Ljarja ishte i vendosur që nuk do të fliste asnjë fjalë. Edhe më i bindur se shoku që i lëshoi krahun, Leka Bungo, kur dëgjoi gazetarë! Sigurisht, që për miqësi kaq të gjata, si ajo e tyre, nuk ke ç’shteron në ca minuta bisedë, por ca fjalë, qofshin ato të fundit që miqtë kanë shkëmbyer bashkë, mund të ndahen. Në pritje të kujtimeve të gjata që Ljarja do të ulet t’i shkruajë vetë, po ndajmë ato që aktori ‘ toleroi’ për të treguar…

Do të na tregoni pak nga ato shumë që keni për të treguar për Kiço Blushin?

Nuk mund të flas pak për Kiçon. Historitë tona kanë nisur vite më parë, që kur jemi njohur, në vitin 1961. Siç mund të merret me mend, për shkak të natyrës së punës donë, ngjarjet, humori e ‘ bëmat’ nuk kanë të sosur. Do të marr kohën time për t’i shkruar, por nuk mund ta bëj tani menjëherë. Kiço ka qenë shok i mirë! Nuk pyeste për njeri, thoshte drejt e me elegancë ç’kishte për të thënë, pa u ndikuar, as ato kohë e as në këto kohë. Prandaj edhe kishte shumë miq. Tregues për këtë ishin njerëzit sot në përcjellje­n e tij, nga të gjitha anët e nga të gjithë llojet. U gëzova për këtë, është shenja e respektit që njerëzit e bëjnë pa pritur gjë në këmbim, vetëm për kujtimin. Kur e keni takuar për herë të fundit? Kiço kishte kohë që ishte sëmurë, por ne takoheshim e flisnim vazhdimish­t. Ishte i fortë… Kemi folur për herë të fundit katër ditë më parë. Më mori në telefon, meqenëse edhe unë kisha qenë i pamundur vetë dhe më tha që po shtrohej sërish në spital sepse nuk ndihej mirë. Unë e dija gjendjen, por nuk shkova për ta takuar. Jo sepse do ishte sforcim, por sepse nuk doja që të ndikonte në gjendjen e tij, nuk do ndihej mirë. Në kaq pak kohë, vetëm në katër ditë, ndërpreu ushqimin, hëngri vetëm një akullore dhe u largua nga kjo botë. Akullore? Kur ndërpritet ushqimi, merret me mend që i sëmuri është drejt fundit, megjithatë ai e kërkoi edhe një akullore. Dua të besoj atë që thonë të vjetrit, jo unë se jam i ri ( qesh), që përtej shijes, është një moment që të digjet shpirti, në orët e fundit si ato të tijat, dhe kërkoi një akullore. Mbase nuk e kemi dëgjuar shpesh, por kjo ishte dëshira e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania