Panorama (Albania)

Gega si tifoz i kuq: Dua të humbasin Kukësi dhe Tirana

- TIRANE

"Uragani Partizani" nuk pyet as për Kastriotin, i cili duhet pranuar që për 50 minuta ishte më mirë se kryesuesit.

Por bilanci bëhet në fund dhe ai flet për të besuarit e trajnerit Skënder Gega, duke i mposhtur krutanët në shifrat 2- 0. Duhej eurogoli i Bruno Telushit për të larguar "hijet e zeza" te të kuqtë, të cilët në të 60- ën gjejnë edhe golin e qetësisë me Jurgen Bardhin. Pas këtij suksesi në hapje të javës së 22- të, Partizani provizoris­ht e thellon distancën me Kukësin në + 8 pikë.

Pjesa e parë- Në dallim nga përballja e së mërkurës në Kupë, të dy trajnerët e nisën ndeshjen me formacione të ndryshuara. Partizani zbriti në fushë me formacioni­n e zakonshëm, ndërsa Kastrioti besoi te grupi që i ka dhënë 6 pikë në dy ndeshjet e para të fazës së tretë. Takimi nisi më mirë për miqtë, të cilët tregojnë grintë, dëshirë dhe agresivite­t në lojën e tyre. Falë këtij presioni që ushtrojnë që në fillim, krutanët arrijnë ta çorientojn­ë Partizanin, si dhe krijojnë më shumë raste për shënim. Në këtë pjesë u pa një Partizan i zgjatur në fushë dhe repartet nuk funksionon­in, kjo edhe për meritë të kundërshta­rit. 25 minutat e para shfaqin një dominim të lehtë të miqve, ndërsa Partizani e realizon gjuajtjen e parë në portën krutane pikërisht në minutën e 27- të me Asanin. Pas këtij rasti të kuqtë nisin të përparojnë në gjysmëfush­ën krutane, ku krijuan edhe disa mundësi, por pa arritur që të mposhtin portierin Çekrezi. Në minutën e 28- të Partizani bën një zëvendësim të detyruar, pasi mbrojtësi Rexhepi pësoi një tërheqje në kofshë dhe i kërkoi stafit që të dalë nga fusha. Në vend të tij hyn Kote, që rreshtohet në mesfushë, ndërsa Atanda tërhiqet në qendër të mbrojtjes. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë- Edhe fraksioni i dytë nis me një rast të pastër të Kastriotit, që në minutën e 49- të kërkon të befasojë të kuqtë me Roxher, por kapiteni Alban Hoxha tregon klasin e tij duke e grushtuar topin. Në minutën e 52- të, Partizani kalon në avantazh me eurogolin e Bruno Telushit, gol i cili u jep qetësi të kuqve. Në të 58- tën, Mensah i lë vendin Dilaver Dukës, i cili më në fund debutoi me fanellën e kuqe. Në

Partizani ka marrë fitoren e radhës me Kastriotin, rezultat i cili e ka kënaqur trajnerin Skënder Gega. Në prononcimi­n që dha pas ndeshjes për "SpuerSport", Gega pohoi se nuk pret dhurata nga askush, ndaj, si tifoz i Partizanit do të donte që sot të mundeshin Kukësi dhe Tirana, ndonëse luajnë bashkë.

Një pjesë e parë ku kundërshta­ri ishte agresiv, por në të dytën dolën cilësitë tuaja si ekip...

Loja është 90 minuta, në të parën ata treguan se ishin vendosur mirë. Patën agresivite­t, erdhën këtu me synime, pas 2 ndeshjesh të mira. 90 minuta janë shumë, rëndësi ka që nuk u dëmtuam në të parën. Në të dytën gjithçka foli për ne, edhe pse bëmë gabime.

Keni alternativ­a, ku ndaj Kastriotit erdhi edhe debutimi i Dukës...

Më vjen keq që u dëmtua Rexhepi, do na ndihmojë shumë. Këto janë plagët e ardhjeve të janarit. Janë deficit në përgatitje­n fizike, por për fat të mirë kemi alternativ­a. Atanda është një lojtar që i bën dy pjesët, edhe stoli është plot. Uroj që kujt t'i jepet mundësia, ta kuptojë e ta shfrytëzoj­ë. Dukën e njoh personalis­ht. Thuhet se është prurja ime, por e di sa profesioni­st është. Ai ka nevojë të rritet fizikisht. Do ingranohet shpejt, por është vetëm fillimi. Shpresoj t'i shërbejë grupit.

Skuadra është automatizu­ar. Keni 3 lojtarë, Mensah, Hebaj dhe Lukas. 1 do të luajë, 2 të tjerët mund t'ju sjellin probleme?

Asnjë nuk më sjell probleme. Nëse dikush e kupton që është profesioni­st, e di mirë. Partizani ka rregulla, edhe unë kam rregullat e mia. I trajtoj të gjithë njëlloj. Në bazë të kontributi­t do luajnë. Është luks të kesh 3 lojtarë, por të gjithë duhet ta kuptojnë që 11 luajnë. Pjesa tjetër, për aq minuta sa të jepen, duhet të japësh maksimumin. Kryesor është ekipi, jo vetja.

Ibrahimi kishte më shumë detyra mbrojtëse. Po Idrizaj, a mund të përdoret më shumë?

Idrizaj ka bërë 2 ndeshje, është zgjedhje e jona. E kemi mikpritur në ekip, por sot ( dje) nuk e aktiv- minutën e 60- të, Partizani dyfishon me Bardhin, i cili finalizoi topin e kthyer nga shtylla pas gjatjes së Malës. Trajneri Devolli mundohet të luajë të gjitha kartat duke futur 2 sulmues në fushë, izuam. Jam i kënaqur për atë që Ibrahimi dha në fushë. Të gjithë kanë preferenca­t e veta, por në fund unë vendos. Idrizaj dhe Ibrahimi janë pjesë e fortë e ekipit, po ashtu edhe në krahët tjera. Kemi dhe 15 ndeshje. Do na duhen të gjithë.

Nesër ( sot) luhet Kukësi- Tirana, a jeni tifoz bardheblu për një ditë?

Unë jam tifoz i Partizanit. Nuk e kemi në dorë ecurinë e skuadrave të tjera. Tirana ka treguar futboll, por nëse do e kisha në dorë unë, do kërkoja humbjen e të dyjave ( qesh). Edhe ne kemi ngecur. Nuk e di sa janë gëzuar kundërshta­rët. Nëse Kukësi e meriton, mund të fitojë. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Janë ekipe që duhet të japin maksimumin në çdo ndeshje. U bë kaq kohë që punojmë bashkë, lojtarët i dinë me symbyllur detyrat. Gjatë lojës ka gabime. Edhe kur bëjmë ndërrime nuk ndryshojmë mënyrën e lojës. Një dëmtim i vogël mund të na i ndryshojë gjërat, por ia lëmë kohës. Do mundohemi të jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Laçit. Taulant Markun dhe Pepën, por pa mundur që të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes. Në të 68- tën, trajneri Gega lëshon në fushë një forcë të freskët në sulm, Hebajn, i cili i zë vendin Telushit që vuan nga probleme shëndetëso­re. Përpos rasteve që patën në vijim, Partizani nuk arriti të finalizojë më shumë dhe gjithçka u mbyll me fitoren 20, e cila i jep frymëmarrj­e para transfertë­s së Laçit.

 ??  ?? Trajneri i Partizanit, Skënder Gega
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania