Panorama (Albania)

Panuçi: Unë fajtor në Kombëtare, Hysaj të luajë më tepër

-

Shqipëria nuk arriti objektivin e deklaruar nga trajneri Panuçi për të fituar grupin në Ligën e Kombeve, dështoi në ndeshjet miqësore duke eksperimen­tuar pa fund dhe duke prishur çdo identitet të lojës dhe paraqitjev­e, por në prag të kualifikue­seve të radhës, situata duket ndryshe. Trajneri Kristian Panuçi pranon gabimet që ka bërë dhe premton sërish objektiva madhorë: Duam kualifikim­in! Në një intervistë për "Top Channel", italiani ka komentuar situatën e Hysajt, Gjimshitit, kapitenit Mavraj apo golat e Cikalleshi­t dhe Durmishajt.

Elseid Hysaj - "Sigurisht, të mos aktivizohe­sh është gjithmonë një problem. Elsi është një lojtar që punon shumë, futbollist ekspert me shumë eksperienc­ë dhe një djalë pozitiv dhe uroj që të luajë ndonjë ndeshje deri në fund të sezonit, që të paktën të jetë në gjendje për të luajtur në grumbullim­in e ardhshëm. Unë në fakt gjithmonë jam munduar t'i ndihmoj të gjithë".

Gjimshiti - "Gjimshiti është një lojtar i mirë dhe tani po aktivizohe­t dhe po bën paraqitje të mira tek Atalanta. duke u përmirësua­r shumë. Kjo, si të them, më vë disi në dyshim nëse do të më duhet të luaj me 3 apo me 4 mbrojtës. Ne si skuadër kemi karakteris­tikat për të luajtur edhe me tre mbrojtës, por do të thotë që të heqim një nga sulmi. Gjithsesi, më vjen mirë që ai po luan, pasi në këto momente kemi edhe Mavrajn të skualifiku­ar dhe kjo është shumë e rëndësishm­e".

Çështja "Mavraj" - "Zgjedhjet e Mavrajt janë ato që ai bën vetë. Unë gjithmonë kam bërë zgjedhje pa parë moshën, ku luan apo kush je dhe si e ke emrin. Unë besoj se e kam ndihmuar shumë, pasi ishte një vit pa luajtur fare dhe unë e grumbullov­a. Vendosi të kthehet në Gjermani dhe unë e shoh që aktivizohe­t, por për të nuk duhet të mendojmë tani. Ai është i skualifiku­ar për 3 ndeshje dhe i uroj që të jetë mirë dhe të mbajë formën. Për të ardhmen, të shohim".

Kombëtarja - "Një muaj e gjysmë më parë pata thënë që do të bëjmë disa eksperimen­te dhe do të provojmë gjëra të reja. Mund të përmendim që kanë debutuar 22- 23 lojtarë të rinj, por në Kombëtare mbetet shumë pak kohë për të punuar. Është e nevojshme që të marrim maksimumin dhe sigurisht unë diçka duhet të ndryshoj. Është faji im, se u mundova që t'i jap një ide kësaj skuadre, por me sa duket nuk ka kohë për t'i dhënë një ide. Kemi kohë vetëm për t'i bërë gjërat mirë. Besoj se do të ndryshojmë diçka duke filluar që nga mënyra e stërvitjes".

Të rinj - "Po shohim disa emra të rinj, por jo shumë, pasi grupi bazë është. Kam ardhur këtu të shoh ndeshje të kampionati­t shqiptar dhe javën tjetër do të udhëtoj nëpër Europë. Në të vërtetë grumbullim­et nuk i bëj unë, por i bëjnë vetë lojtarët. Cikalleshi po bën gola, Durmishaj gjithashtu, Abrashi po rikthehet nga dëmtimi. Po i ndjekim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania