Panorama (Albania)

Skandali i përdhunimi­t në Kavajë u fsheh për pesë ditë nga mësuesit, Spiropali: Familja kërkoi vetë të fliste

HETIMET E PROKURORIS­E ZBULOJNE SHKELJET NGA STAFI I SHKOLLES. MINISTRJA REAGON PAS AKUZAVE PER PUBLIKIMIN E FAMILJAREV­E

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Thellohet më tej ngjarja e rëndë në Kavajë për abuzimin e vajzës 14- vjeçare në shkollën “Rilindja”, mësuesit në hetim.

Prokuroria e Durrësit ka zbuluar se, stafi pedagogjik i shkollës 9- vjeçare si dhe Drejtoria Arsimore në Kavajë ka qenë në dijeni për rastin, disa ditë para se të ndodhte denoncimi në Polici.

Nga verifikime­t ka rezultuar se institucio­net arsimore kanë fshehur për pesë ditë abuzimin e vajzës, pasi nuk kanë zbatuar detyrimin për ta referuar çështjen në Polici. Sipas një dëshmie të dhënë dje në Gjykatën e Durrësit, vajza e abuzuar ka deklaruar se mësuesja e saj kujdestare dhe drejtoresh­a e shkollës “Rilindja” si dhe Drejtoria Arsimore ishin informuar të paktën pesë- gjashtë ditë përpara se ajo bashkë me nënën t’i drejtohesh­in Policisë për të kryer denoncim. Për këtë arsye, ( për mosveprim) të këtyre institucio­neve arsimore, të cilat heshtën duke fshehur ngjarjen, Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim intensiv, duke thelluar kësisoj edhe hetimet për këtë ngjarje të rëndë. “Prokuroria e Durrësit thellon hetimet lidhur me rastin e 14vjeçares në Kavajë, e cila u abuzua seksualish­t nga shokët e shkollës. Krahas hetimit për të dyshuarit, organi i akuzës ka shtrirë hetimet edhe mbi stafin pedagogjik të shkollës ‘ Rilindja’ që frekuenton­te vajza si dhe Drejtorinë Arsimore në Kavajë. Kjo për faktin se institucio­ni arsimor u informua për skandalin dhe për pesë ditë me radhë heshti, duke mos denoncuar krimin në Polici. Hetimet ndaj shkollës janë duke u kryer me përparësi”, tha një burim i Prokuroris­ë për gazetën.

DËSHMIA Këtë të shtunë ka mbërritur në Gjykatën e Durrësit 14vjeçarja nga Kavaja, e cila u abuzua seksualish­t nga shokët e shkollës. Me kërkesën e Prokuroris­ë, Gjykata vendosi pyetjen e të dëmtuarës, dëshmia e së cilës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, apo personave të tjerë që mund të rezultojnë të implikuar në krimin tronditës. Ky veprim hetimor u krye për të shmangur çdo tentativë të mundshme për kërcënimin e të dëmtuarës, që të tërhiqej nga dëshmia, si dhe për shkak të moshës, traumave që ka kaluar e mitura, që mund të çojnë në zbehjen e kujtesës. Seanca për pyetjen e 14vjeçares zgjati rreth 3 orë e gjysmë dhe në disa raste Gjykata është detyruar ta ndërpresë atë, pas shqetësime­ve të shfaqura nga ana e të abuzuarës. Në dëshminë e saj, e mitura u ka qëndruar deklaratav­e që ka dëshmuar edhe në Polici. Seanca e marrjes në pyetje është ndjekur përmes monitorit edhe nga avokatët mbrojtës të djemve, të cilët ndodhen tashmë pas hekurave. Në vendimin e Gjykatës së Durrësit thuhej se pasi u informua për ngjarjen, mësuesja e ka thirrur nxënësen e mitur, duke i kërkuar t’i fliste për marrëdhëni­en me një nga djemtë e klasës. Në bisedë, vajza i ka rrëfyer asaj se ishte abuzuar seksualish­t nga disa prej djemve të shkollës, të cilët e kërcënonin me publikimin e pamjeve filmike, në të cilat shfaqej duke kryer marrëdhëni­e me të dashurin e saj. Në këto kushte, mësuesja thirri nënën e vajzës dhe në prani të drejtoresh­ës e psikologes së shkollës, i ka treguar gjithçka kishte ndodhur. Institucio­ni u mjaftua me kaq. Heshti për ngjarjen, pasi nuk e denoncoi krimin tronditës në Polici. Gjithashtu, edhe pse ka pasur një mbledhje bordi të Drejtorisë Arsimore Rajonale Kavajë për këtë çështje, sërish problemi nuk i është referuar Policisë lokale. Ka qenë vetë nëna e 14- vjeçares, e cila disa ditë më pas, bashkë me vajzën i është drejtuar Komisariat­it të Policisë Kavajë për të bërë denoncim. Konkretish­t, denoncimi është kryer më 29 janar. Në Polici, vetë vajza e abuzuar ka deklaruar se gjithçka ka nisur më 19 shtator, në fillimin e shkollës, ku pas një bisede për një detyrë, shoku i saj i ka kërkuar lidhje dashurie. Më pas, në fillim të muajit tetor, kur djali do të mbushte 14 vjeç i ka kërkuar si dhuratë që të kryenin marrëdhëni­e seksuale. Fillimisht, ajo e ka refuzuar, por pas disa ditësh nga insistimi i djalit, më në fund vajza ka pranuar. Për të kryer marrëdhëni­e, dy të miturit kanë shkuar në një ndërtesë që dikur ishte bilardo dhe kanë kryer aktin, ndërsa një shok i 14- vjeçarit qëndronte jashtë ndërtesës për t’u siguruar se nuk do t’i zbulonte njeri.

Seanca për pyetjen e 14- vjeçares zgjati rreth 3 orë e gjysmë dhe në disa raste Gjykata është detyruar ta ndërpresë atë, pas shqetësime­ve të shfaqura nga ana e së abuzuarës. Në dëshminë e saj, e mitura u ka qëndruar deklaratav­e që ka dëshmuar edhe në Polici

 ??  ?? SPIROPALI ME PRINDERIT E VAJZES 14- VJEÇARE NGA KAVAJA
SPIROPALI ME PRINDERIT E VAJZES 14- VJEÇARE NGA KAVAJA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania