Panorama (Albania)

Historia e abuzimit u zbulua nga sanitarja e shkollës

Dy nga të arrestuari­t pranojnë akuzën. I dashuri në kërkim

-

Shtatë nga tetë adoleshent­ët e arrestuar ndodhen në ambientet e paraburgim­it në Durrës, në pritje të vendimit që do të marrë Gjykata e Apelit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë i la ata në burg. Vetëm dy prej tyre kanë pranuar se kanë kryer marrëdhëni­e seksuale me vajzën e abuzuar, ndërsa pesë të tjerët janë shprehur se, vetëm sa kanë kryer veprime intime me 14vjeçaren. Ndërkohë, i dashuri i adoleshent­es, që ishte dhe shkaktari i të gjithë zinxhirit të ngjarjes së rëndë, është ende në kërkim nga Policia. Sipas hetimeve të Prokuroris­ë Durrës, ka qenë një mesazh që 15- vjeçari i ka dërguar djalit të sanitares së shkollës që çoi në zbulimin e ngjarjes. Adoleshent­i kërkon- te nga ai që t’i siguronte një vend ku të kryente marrëdhëni­e seksuale me 14- vjeçaren. Këtë mesazh e lexoi nëna e tij, e cila më pas ngriti shqetësimi­n pranë stafit pedagogjik të shkollës 9vjeçare “Rilindja” dhe këta të fundit më pas kanë vënë në dijeni nënën e vajzës së abuzuar.

Historia e abuzimit ka nisur nga muaji tetor kur shoku i klasës i kishte kërkuar si dhuratë për ditëlindje që të kryenin marrëdhëni­e seksuale, pasi më parë i kishte shprehur pëlqimin. Më pas, duke e shtantazhu­ar se kishin një video që tregonte momente duke kryer seks me të dashurin, vajza është detyruar që të kryejë marëdhënie me të paktën edhe shtatë adoleshent­ë të tjerë. Vetëm djali i sanitares, që ishte edhe shoku i bankës, nuk ka pranuar që të kryejë seks me të miturën, edhe pse e ka takuar në një nga vendet ku disa djem të tjerë kanë kryer një akt të tillë. Sipas hetimeve të Prokuroris­ë Durrës, ai i ka thënë 14- vjeçares se për këtë do t’i tregonte nënës ose mësuese.

 ??  ?? Dërgimi i të miturve në Gjykatë
Dërgimi i të miturve në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania