Panorama (Albania)

Ahmetaj: Raporti konfirmoi rënien e papunësisë dhe borxhit

-

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha dje se raporti i Komisionit Europian konfirmon ecurinë pozitive të vendit, që nga rritja ekonomike, ulja e borxhit dhe papunësisë. "Lajmi i parë i mirë është se Shqipëria është një nga dy vendet e rajonit ( së bashku me Malin e Zi), që kanë vazhduar rritjen pozitive të ekonomisë edhe përgjatë tremujorit të tretë 2018, në një kohë që vendet e tjera dhe mesatarja e rajonit shënojnë rënie. Komisioni Europian konfirmon një rritje ekonomike mbi 4 për qind për vitin 2018, njësoj sikurse vlerësuan më herët edhe FMN apo Standard and Poor's. Rritja e konsumit privat, importeve dhe investimev­e, vijojnë të kenë kontributi­n kryesor në rritjen ekonomike. Performanc­a e fortë ekonomike vijon të reflektohe­t edhe në zhvillimet pozitive të tregut të punës. Pjesëmarrj­a në forcat e punës në tremujorin e tretë 2018 është në nivelin 68,3 për qind krahasuar me 67,1 për qind që ishte një vit më parë. Punësimi në sektorin jobujqësor është rritur me 7,5 për qind, ndërsa papunësia ka shënuar nivelin më të ulët nga viti 2012. Punësimi për të rinjtë e moshës 15- 29 vjeç është përshpejtu­ar në 26 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa papunësia për këtë grupmoshë ka vijuar trendin rënës nga piku prej 34 për qind i vitit 2015", u shpreh Ahmetaj në rrjetet sociale. Kreu i Komisionit të Ekonomisë thotë se raporti konfirmon ndër të tjera se vendi ynë parashikoh­et të ketë rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor. "Shqipëria parashikoh­et të ketë rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor përfshirë Turqinë, në 2019- 2020. Papunësia në Shqipëri projektohe­t në nivelin më të ulët në rajon, pranë 10 për qind, ndërsa borxhi publik vazhdon të konsolidoj­ë trajektore­n rënëse", tha Ahmetaj. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë tha se ecuria pozitive e ekonomisë ka ardhur si rezultat i reformave të qeverisë. "Raporti tejet pozitiv i Komisionit Europian për ekonominë shqiptare është një tjetër reflektim serioz për arritjet jo pak të vështira të viteve të fundit. Sfida kryesore mbetet vazhdimi i reformave dhe konsolidim­it fiskal, për të garantuar jo vetëm vazhdimin e rritjes ekonomike dhe punësimit, por edhe përgjigjen e duhur ndaj riskut të ngadalësim­it të rajonit dhe ekonomive të BE", u shpreh Ahmetaj.

 ??  ?? Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania