Panorama (Albania)

Dialogu Kosovë– Serbi në udhëkryq, pritet platforma

Limaj: Duhet të jemi një zë i unifikuar në procesin e bisedimeve

-

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili për këtë vit u fol se do të arrinte zgjidhjen finale gjithëpërf­shirëse me njohje reciproke nga të dyja vendet, ka mbetur në udhëkryq.

Askush nuk di se kur ky dialog, që duhej të finalizohe­j në pakt brenda muajit maj, do të vazhdojë në nivel të lartë mes dy vendeve. Përfaqësue­sit e ekipit negociator të Kosovës thonë se po punohet në platformën për fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi, që po zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Europian. Autoritete­t qeverisëse në Kosovë, pa dy partitë më të mëdha opozitare, po hartojnë platformën dhe po miratojnë ligjin për dialogun, ndërkohë që nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian u bëhet e qartë se vazhdimi i dialogut ndërlidhet me pezullimin e tarifës doganore, që u është vendosur importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovin­a. Ishte Serbia ajo që e ka vendosur si kusht për rikthimin në tryezën e bisedimeve heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, të vendosur nga qeveria e Ramush Haradinaj si kundërpërg­jigje për politikat armiqësore të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës dhe njohjes së saj në organizata­t ndërkombët­are. Megjithëse Haradinaj është shprehur pro vazhdimit të bisedimeve, ai nuk ka pranuar thirrjet e asnjë partneri të rëndësishë­m për të hequr taksën ndaj Serbisë, duke argumentua­r se kjo do të ndodhë vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, një kërkesë që Presidenti Aleksandar Vuçiç i Serbisë, e ka quajtur të pamundur për t’u realizuar. Por ekipi i dialogut në Kosovë po vazhdon punën për platformën e dialogut. Njëri nga kryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj, i cili është edhe zëvendëskr­yeministër i Kosovës tha për Radion Europa e Lirë, se në javën e ardhshme do të përfundojë puna në platformën për bisedime dhe më pas ajo do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës. Ai bëri thirrje për unifikimin e faktorit politik në Kosovë. “Nëse nuk do të mund ta unifikojmë faktorin politik në Kosovë, të paktën duhet të unifikojmë qëndrimet dhe jeni duke punuar fort në draftimin dhe përfundimi­n e platformës për dialogun dhe shpresoj që ajo platformë të paraqesë ose të reflektojë qëndrimet e përbashkët­a të faktorit politik të Kosovës, që do të dërgonte një mesazh dhe Kosova përfundimi­sht ta ketë një pozicion zyrtar në raport me dialogun me Serbinë”, tha Limaj. Sipas tij, “Qëndrimi i Republikës së Kosovës, ose platforma jonë, konsiston në ruajtjen e sovranitet­it dhe integritet­it të Republikës së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania