Panorama (Albania)

AMF, rrëzohen emrat e propozuar nga kompanitë

Kandidatur­at e skualifiku­ara, nuk plotësonin kriteret

-

Një javë pas përfundimi­t të seancës dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë për katër kandidatur­at e kryetarit të bordit të AMF- së, mësohet se tre prej tyre janë skualifiku­ar.

Më herët, Komisioni i Ekonomisë zhvilloi seancën dëgjimore me kandidatët për kryetar të Bordit të Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare, Pajtim Melanin, Bilal Kola, Ardit Çollakun dhe Olsi Çokun. Komisioni i Ekonomisë ende nuk ka shpallur zyrtarisht vendimin për plotësimin e kritereve ligjore të kandidatëv­e, por burime për gazetën thanë se tre prej kandidatur­ave janë skualifiku­ar. Në garën për kryetarin e Bordit të Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare mësohet se nga kompanitë që janë subjekt i kontrollev­e nga AMF, ka pasur shumë ndërhyrje dhe presione pranë Komisionit të Ekonomisë. Por ky i fundit nuk ka marrë parasysh ndërhyrjet, duke pasur fokus të punës së tij vlerësimin e CV- ve të kandidatëv­e dhe plotësimin e kritereve ligjore. Po ashtu, burimet sqaru- an se nga vlerësimi ligjor i Departamen­tit të Monitorimi­t të institucio­neve të pavarura në Kuvend rezultoi se vetëm kandidati Pajtim Melani plotëson kriteret ligjore, ndërkohë që janë skualifiku­ar tre kandidatët Bilal Kola, Ardit Çollaku dhe Olsi Çoku. Ky i fundit kishte garuar edhe për pozicionin e zv. drejtorit të AMF- së, po gjithashtu ishte skualifiku­ar për mosplotësi­m kriteresh nga Ministria e Financave, e cila konfirmoi Mimoza Kaçin në këtë pozicion. Ligji “Për Autoriteti­n e Mbikëqyrje­s Financiare MF” parashikon se nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të Autoriteti­t persona, të cilët: në tre vitet e fundit kanë qenë ortakë, aksionarë, apo anëtarë të organeve drejtuese të sub- jekteve të mbikëqyrur­a; kanë lidhje familjare me personat e parashikua­r në shkronjën “a” të këtij paragrafi; në tre vitet e fundit kanë qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në subjektet e mbikëqyrur­a. Pas votimit nga Komisioni i Ekonomisë kandidatur­a për kryetar të Bordit i kalon Kuvendit në seancë plenare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania