Panorama (Albania)

MBI DOMOSDOSHM­ËRINË E VAKSINIMIT

-

Gripi është një infeksion viral akut, i cili përhapet lehtë nga njeriu te njeriu. Gripi sezonal është një problem serioz i shëndetit publik, i cili shkakton gjendje të rëndë shëndetëso­re, shtrime në spital dhe deri në vdekje te grupet me risk të lartë.

Vaksinimi ndaj gripit ju mbron nga gripi. Duke mbrojtur veten ndaj gripit, ju mbroni dhe njerëzit që ju rrethojnë, të cilët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj komplikaci­oneve të shkaktuara nga gripi.

Mund të ndihmojë në mbrojtjen e individëve, të cilët janë në një risk më të lartë për t'u sëmurur rëndë nga gripi si; të moshuarit, gratë shtatzëna, individët me sëmundje kronike, fëmijët dhe sidomos foshnjat deri në 6 muaj, të cilët janë shumë të vegjël për t'u vaksinuar.

Vaksinat ndaj gripit janë të sigurta. Ajo është e mirëtestua­r dhe ka rezultate të shkëlqyera mbrojtëse. Probleme serioze nga vaksina e gripit janë shumë të rralla. Efektet anësore më të zakonshme nga vaksina e gripit janë pak dhimbje dhe skuqje në vendin e injeksioni­t, e cila kalon pas 1 ose 2 ditësh, temperatur­ë të lehtë dhe kruarje.

Mund të reduktojë rrezikun për gjendjet e rënda shëndetëso­re që lidhen me gripin si: shtrimet në spital dhe deri vdekjet. Vaksina funksionon. Në 10 vitet e fundit, vaksina ka dhënë mbrojtje ndaj gripit dhe ajo është akoma mënyra më e mirë për të luftuar gripin këtë dimër.

Vaksinimi ndaj gripit ju ndihmon që ta kaloni më lehtë atë, nëse sëmureni prej tij.

Pavarësish­t se mund të mos jeni sëmurur më parë nga gripi, viruset e gripit pësojnë mutacione, prandaj duhet të vaksinohem­i çdo vit për të pasur mbrojtje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania