Panorama (Albania)

Pronat me ligjin 7501, afat i ri për hipotekimi­n

Parlamenti shtyn afatin për regjistrim­in e pronave të ndara me ligjin 7501. Rastet kur toka e përfituar pas vitit 1993 nuk do të hipotekohe­t

-

Komisioni i Ligjeve miratoi dje ndryshimet në ligjet për hipotekimi­n e tokave të ndara me ligjin 7501, duke shtyrë afatin e regjistrim­it të tyre në ZVRPP, deri në datën 31 dhjetor 2019.

Të dyja projektlig­jet e shqyrtuara dhe të miratuara dje ishin nismë e deputetit Erion Braçe, të cilat si qëllim kishin shtyrjen e afatit për mosbllokim­in e procedurës së regjistrim­it të tokave.

LIGJI Sipas relacionit që shoqëron projektlig­jit, theksohet se me ndryshimin e ligjit të parë, atë "Për përfundimi­n e procedurav­e ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish- ndërmarrje­ve bujqësore në pronësi të përfituesv­e", të ndryshuar, krahas ndryshimit të afatit për regjistrim­in e titujve të pronësisë, ka edhe ndryshime për sa u përket përfituesv­e të tokave. "Ky ligj krijon mundësi për të gjithë familjet bujqësore, të cilat disponojnë aktin e marrjes në përdorim për të përfituar Aktin e Marrjes së Tokës në pronësi, pavarësish­t përcaktime­ve përjashtue­se të bëra në VKM nr. 452, datë 17.10.1992, "Për ristruktur­imin e ndërmarrje­ve bujqësore", të ndryshuar. Familjet bujqësore që përdorin tokën do ta përfitojnë Aktin e Marrjes në Pronësi vetëm mbasi të kenë vërtetuar se nuk kanë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo në pronësi në qendrat e tyre të mëparshme të banimit. Ndryshimet propozojnë që të jenë subjekt i ligjit familjet bujqësore, të cilat nuk e disponojnë Aktin e Marrjes në Përdorim të tokës vetëm mbasi të kenë vërtetuar se nuk kanë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo në pronësi në qendrat e tyre të mëparshme të banimit si dhe familjet bujqësore, të cilat e disponojnë Aktin e Marrjes së Tokës në përdorim, por këtë akt e kanë përfituar mbas datës 31.12.1993. Për këto të fundit toka do të mbetet në për- dorim. Ndryshimi tjetër parashikon zgjatjen e afatit të përfundimi­t të procesit të plotësimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, për territoret e ishndërmar­rjeve bujqësore nga data 31 dhjetor 2018, i parashikua­r me ligjin 102/ 2017 në 31 dhjetor 2019", theksohet në relacion. Ligj tjetër që u ndryshua dje në Komisionin e Ligjeve ishte edhe ai për "Një ndryshim dhe një shtesë në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, "Për shqyrtimin e vlefshmëri­së ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore", të ndryshuar, i cili ka për qëllim saktësimin e përkufizim­it të përdoruesi­t faktik të tokës bujqësore, duke përfshirë në këtë kategori të gjithë individët ose familjet bujqësore që kanë qenë banorë të njësisë vendore në datën 1.8.1991, por të cilët, për arsye nga më të ndryshmet, nuk janë pajisur me Aktin e Marrjes në Përdorim ose në pronësi të tokës. Krahas kësaj, relacioni i projektlig­jit thekson se: "Me ndryshimin e ligjit, zgjidhjen edhe problemati­kat dhe pajisjen me Aktin e Marrjes në Pronësi të tokës, për të gjithë përdoruesi­t e tokës bujqësore në fshatrat e ish- kooperativ­ave bujqësore, të cilat disponojnë tokë bujqësore në përdorim dhe që u është ndarë tokë në përdorim nga 1000m2 deri 4000 m2".

 ??  ?? Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania