Panorama (Albania)

Rama ironi me Bashën: Do pushtetin pa zgjedhje, le të shkruajë te platforma

"Le të shkruajë te platforma, për 10 ditë i japim përgjigje"

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama ka ironizuar kreun e PDsë, Lulzim Basha, pak ditë para protestës së 16 shkurtit të thirrur nga opozita.

Gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Lezhës, pjesë e turit "Bashkia që duam", Rama tha se Lulzim Basha organizon revolucion­e dhe protesta vetëm që të arrijë një takim me të. Sipas Kryeminist­rit, "Këto takime nuk janë fushatë elektorale, por vazhdim i procesit qeverisës, që për ne është i pandarë nga komunikimi dhe dëgjimi i njerëzve. "Edhe unë e kam pasur problem ta takoja. E prapë do të më takojë, po sa të bëjë pak sikur s'do. Dhe këtë ' sikur s'do' ai e ka me protesta, me çadra, me përmbysje, me revolucion­e. Mbledh ata nëpër Shqipëri, Franin me shoqërinë e tokave dhe ' Hajde ta rrëzojmë', thotë. Por kjo është mesazh dashurie, se nuk ka kurajën ta thotë hapur ku e ka hallin", tha Rama. Ai ka vijuar ironinë e tij, duke i kujtuar kryedemokr­atit që t'i drejtohet platformës së bashkëqeve­risjes. "Çdo shqiptar, gjënë që e kërkon thotë se i takon. Ti shiko Lulin, s'ka fituar asnjë palë zgjedhjesh dhe thotë ' më takon pushteti' pa zgjedhje. Tani çfarë t'i bësh? Edhe ai të shkruajë te platforma, për 10 ditë i japim përgjigje", tha Rama. Një qytetar, i cili mori fjalën në këtë takim, i tha Kryeminist­rit që të mos ketë frikë nga protesta e 16 shkurtit. "Mos ki frikë në datën 16, se qeni që leh nuk ha", i tha një qytetar Kryeminist­rit, ndërsa Rama iu përgjigj: "Mua s'më vjen keq me atë se ai është artist, por më vjen keq me këta, që i shkojnë nga prapa dhe u thotë do bëjmë revolucion dhe se e ka seriozisht kësaj radhe. Ai seriozisht ka vetëm atë që nuk thotë, domethënë, që të takohemi ne të dy". Sipas tij, ata që i shkojnë nga pas dhe besojnë Lulzim Bashën, duhet të kenë probleme mendore. "Kryetari i bashkisë është në hallin e vet me prokurorir­a dhe gjykata ku ai dhe të tjerë, por jo vetëm të tjerë këtu në Lezhë, por dhe të tjerë atje në Tiranë që bëjnë thirrje për revolucion, janë të përfshirë në këtë aferë. Dua të them se nëse ne kemi edhe drejtimin e bash- kisë, sigurisht që mund të bëjmë shumë gjëra akoma. Në fund të ditës, kur vjen puna te fjalët, edhe ne që jemi në Parlament, neveritemi, e jo më njerëzit. Por kur është puna te veprat, është konkrete të vlerësosh, se çfarë ishte, që janë ata dhe çfarë është jemi ne. Se çfarë duhet të jetë, do ta bëjmë ose ne ose ata. Kush mendon se mund ta bëjnë ata, ka një problem, ose duhet të vizitohet nga sytë, ose nga veshët, ose nga mendja e kokës, se realisht është problem i madh. T'ia lësh Lulit që të mendojë për ty, është më keq se t'ia lësh Saliut", tha Rama gjatë fjalës së tij. Kryeminist­ri vijoi duke theksuar se patjetër që nuk kanë marrë zgjidhje të gjitha problemet. "Por, ama, nëse krahasohet nga e nisëm, nuk ka krahasim nga asnjë aspekt. Kur ke një plan të bësh energjinë 300 lekë për litër, patjetër që je në kushtet që mund të thuash çfarë të duash", tha Rama, duke iu referuar deklaratav­e të kryetarit të opozitës, Basha, në turin e tij me qytetarët.

 ??  ??
 ??  ?? Rama, dje në Lezhë
Rama, dje në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania