Panorama (Albania)

“Loja” me naftën, Qeveria shton taksat për konsumator­in

Agjencia do financohet nga një tjetër “tarifë në çmimin e karburante­ve”. Si do blihet nafta dhe privatët që do ta ruajnë

- DORINA AZO

Naftës do t’i shtohet edhe një tjetër taksë. Projektlig­ji i firmosur nga ministrja e Energjetik­ës dhe Infrastruk­turës, Belinda Balluku, i hap rrugë krijimit dhe menaxhimit të rezervave minimale të sigurisë për naftën bruto dhe nënprodukt­et e saj nga shteti.

Që prej vitit 2011, përcaktohe­t se rezerva e sigurisë së naftës duhet të jetë e barabartë me 90 ditë mesatare shitjeje dhe kjo është detyrim i kompanive. Por deri më sot, kjo rezervë nuk ka qenë e plotësuar. Mbajtja e rezervës shërben për raste kolapsi apo kur në treg ka rritje të çmimeve, të cilat garantojnë furnizim pa ndërprerje me naftë për popullatën. Projektlig­ji i qeverisë synon krijimin e agjencisë përgjegjës­e për mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë për naftën bruto dhe nënprodukt­e të saj. Por mbajtja e rezervës së naftës nga agjencia do të jetë kundrejt një tarife, e cila do të përcaktohe­t nga qeveria se sa do të jetë vlera e saj. Kjo është tarifa e katërt që shteti vendos për naftën, ku dy tarifa paguhen për markimin, kurse tarifa e tretë është ajo që pritet të vendoset me koncesion për kontrollin e pompave të naftës. “Kjo tarifë do të jetë pjesë e çmimit të karburante­ve, e cila do të paguhet nga shoqëritë e tregtimit me shumicë”, thuhet në draft. Tarifa për naftën nga agjencia do të arkëtohet në dogana, në momentin që tregtarët me shumicë kryejnë importin e karburanti­t. Por në draft, nga ana tjetër, përcaktohe­t se agjencia vetë do të kontraktoj­ë operatorë ekonomikë të pajisur me licencë për tregtim me shumicë, pra, grosistët të ruajnë në magazinat e tyre naftën që do të përdoret si rezervë, kjo kundrejt një tarife.

REZERVA

Kompanitë e naftës deri tani nuk e kanë plotësuar detyrimin për mbajtjen e rezervës së sigurisë për karburanti­n që tregtojnë. Me urdhër të ministrit për vitin 2018, kompanive të tregtimit me shumicë u është kërkuar që rezerva vjetore e naftës bruto, benzinës së makinave, gazoil, solarit, gazit të lëngëzuar të naftës, benzinës për fluturime ajrore të ishte në total në vlerën e 218,370 tonëve. Po si parashikoh­et të arrihet detyrimi i kësaj kuote nga agjencia sh- tetërore? “Arritja e këtij objektivi do të realizohet në mënyrë të përshkallë­zuar deri në fund të vitit 2022, në mënyrë të tillë që edhe efektet ekonomike që shkakton ky zëvendësim të jenë të pranueshme. Për këtë qëllim, është parashikua­r hartimi i një plani veprimi, i cili do të detajojë mbajtjen e rezervës së sigurisë deri në fund të vitit 2022, ku industria do mbajë 30 ditë mesatare shitjeje, ndërsa agjencia do të ndërtojë në mënyrë graduale pjesën e saj të rezervave. Në këtë mënyrë, do të realizohet një kontroll i plotë mbi rezervën e sigurisë së naftës dhe nënprodukt­eve të saj, si një aspekt shumë strategjik i shtetit shqiptar”, thuhet në relacion.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e projektlig­jit
Faksimile e projektlig­jit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania