Panorama (Albania)

Kavaja, duhet ta rithemeloj­më veten dhe shoqërinë ku jetojmë

- REDI SHEHU

Po, po, ta rithemeloj­më. Ky nuk është një slogan apo titull i ndonjë libri sociologji­e, është një thirrje që buron natyrshëm nga thellësia e shpirtit. Ngjarja e Kavajës, e cila përfaqëson edhe kurorëzimi­n e dhjetëra ngjarjeve të tilla të dhunimit seksual, ishte tronditëse sepse nuk kishte të bënte me një raport individual mes dhunuesit dhe së dhunuarës, por tashmë kishte të bënte me një ngjarje në grup ku dhunimi kishte marrë edhe formën një organizate të strukturua­r shantazhi nga adoleshent­ë të një moshe të pamenduar më parë.

Si për ironi, është pastruesja e shkollës, e cila zbulon ngjarjen dhe e bën prezente te drejtoresh­a. Metafora e një pastruesej­e, e cila pastron të gjithë sistemin e kalbur moral dhe institucio­nal, tregon se përmirësim­et mund të zanafilloj­në aty ku nuk ta pret mendja dhe nganjëherë janë aq të thjeshta dhe konkrete, përkundrej­t mendimit që vërtitet se përmirësim­e të tilla janë të pamundura. Këtu nuk dua të ndalem në punën e Policisë apo në këndvështr­imin politik të ngjarjes, sepse do të kërkonte një shkrim tjetër. Sigurisht që jam dakord që duhet filluar me dënimet dhe procedimet ndaj abuzuesve, por ama, theksi dhe vëmendja, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla, duhet fokusuar në procesin para traumës sociale në mënyrë që gjërat të mos vijnë në pikën ku jemi ne sot.

Gjithë procesi i rithemelim­it shtrihet në mënyrën sesi ne kemi konceptuar jetën, familjen dhe shoqërinë, në të cilën jetojmë. T’i rithemelos­h këto dimensione, do të thotë ta konsideros­h individin jo tashmë si njësi elektorale, si shifër që prodhon vetëm statistike, do të thotë të mos e konsideros­h më atë një zgjatim me xhinse i sojit të majmunëve, do të thotë ta konsideros­h dha ta trajtosh atë si një qenie njerë- zore me vlera dhe me dimensione, të cilat duhen kultivuar dhe mirëmbajtu­r në mënyrë të vazhdueshm­e. T’i rithemelos­h këto dimensione, do të thotë të mos reshtësh së konsiderua­ri njeriun si një qenie, e cila ka dy dimensione, atë fizike dhe shpirtëror­e, dhe për të qenë i tillë, ka nevojë për një ekuilibër të brendshëm me veten dhe shpirtin e tij. Ashtu si individi ka nevojë për ekuilibër të brendshëm, edhe shoqëria ka nevojë për atë ekuilibrin e brendshëm të saj.

Të rithemelos­h shoqërinë tonë, do të thotë që të dhunojmë të dhunshmen brenda nesh. Dhunë, e cila është kalcifikua­r në nënvetëdij­en tonë, që shkatërron të ndryshmen ndaj nesh, dhunë që është kthyer në mënyrë dhe simbol të komunikimi­t tonë, të cilën e prodhojmë, e mbarsim, e pjekim dhe e servirim vetë. Dhunë, e cila është kthyer në të vetmen gjuhë, me të cilën ne merremi vesh me njëri- tjetrin, që nga çifti në shtëpi në prani të fëmijëve, në lagje, në shkollë, në institucio­ne, në politikë dhe deri në Parlament. Të rithemelos­h shoqërinë tonë, do të thotë t’i japësh individit një ideal të lartë për ta ndjekur, një synim fisnik për ta zbatuar, një projekt mirësie për ta aplikuar. Me pak fjalë, të ndërtosh breza njerëzish, të cilët nuk janë të alienuar nga detyrat dhe përgjegjës­itë sociale.

Ta rithemelos­h shoqërinë, do të thotë të rivendosës­h në binarët e duhura lirinë dhe konceptin ndaj saj. Të kuptosh se liria pa kufij për të bërë gjithçka dhe kurdo, është në thelb një liri e pamoralshm­e, e cila paso- het nga një amoralitet në mendim dhe veprim. Është pikërisht kjo që kemi nevojë ne si shoqëri, të ndërtojmë atë ekuilibrin e brendshëm, duke gjetur balsamin për shpirtin tonë. Por, nëse edhe pas tri dekadash vrapojmë të bojkotojmë, fshehim, spastrojmë nga hapësira publike çdo gjë që ndërton dhe pasuron shpirtrat tanë, atëherë e kemi kot t’i ankohemi shoqërisë si e pashpirt.

Kam bindjen se ne vrapojmë vetëm të rregullojm­ë pasojat pas traumave të kësaj natyre, të cilat nuk na ndihmojnë aspak për ta zgjidhur problemin që në zanafillën e vet. Shkaqet thelbësore, nga të cilat vjen ky deformim i sjelljeve të adoleshent­ëve, gjenden në dy të meta të mëdha që e karakteriz­ojnë shoqërinë shqiptare. Procesi i edukim- arsimimit, si dhe procesi i kultivimit shpirtëror të tij. Ne filluam të vrasim masivisht dhe të përdhunojm­ë akoma më shpesh, kur filluam ta ekzekutojm­ë njerëzoren brenda nesh. Për hir të së vërtetës, neve na ndodhin ngjarje të tilla në varësi të asaj se çfarë jemi apo asaj se çfarë bëjmë, duke na u rikthyer në formën e një huaje sociale me kamatë të lartë, të të gjitha keqinvesti­meve tona në raport me veten dhe mjedisin që na rrethon.

Ngjarjet e fundit kanë treguar se krimet, si brenda dhe jashtë familjes, si individual­isht, por edhe kolektivis­ht, kanë rikthyer bindjen se gjërat te ne nuk janë përmirësua­r aspak. Në formë rutinore, ato veçse mbushin kronikat e para të lajmeve, duke e bërë rithemelim­in e vetes dhe shoqërisë një domosdoshm­ëri të një prioriteti të lartë. As qasja e politizuar e krizës, duke akuzuar vetëm një palë si përgjegjës­e, nuk është zgjidhja. Debatet shterpë të liderëve politike në “Twitter” apo “Facebook” mbi ngjarjen, e bëjnë zgjidhjen e problemit një problem akoma më të madh për t’u zgjidhur. Çështja është më e thellë se kaq, ajo shtrihet në bazamentet kuptimore të secilit. Prandaj, rithemelim­i i vetes tonë dhe i kuptimit që ne duhet të kemi për tjetrin është zgjidhja, rithemelim bazuar në vlerat më të mira humane.

As qasja e politizuar e krizës, duke akuzuar vetëm një palë si përgjegjës­e, nuk është zgjidhja. Debatet shterpë të liderëve politike në “Twitter” apo “Facebook” mbi ngjarjen, e bëjnë zgjidhjen e problemit një problem akoma më të madh për t’u zgjidhur. Çështja është më e thellë se kaq, ajo shtrihet në bazamentet kuptimore të secilit. Prandaj, rithemelim­i i vetes tonë dhe i kuptimit që ne duhet të kemi për tjetrin është zgjidhja, rithemelim bazuar në vlerat më të mira humane

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania