Panorama (Albania)

Protesta, Policia: Do të ketë persona me precedentë

“Kemi informacio­ne për aktorë që synojnë krijimin e një klime destabilit­eti”

- ETLEVA DELIA

Policia e Shtetit u bën thirrje forcave politike që organizojn­ë protestën e së shtunës, që të shmangin retorikat që mund të nxisin cenimin e rendit dhe sigurisë publike.

Gjatë këtyre ditëve, Policia thotë se janë siguruar informacio­ne në rrugë operative për personat që do të marrin pjesë në protestën e opozitës kundër Qeverisë Rama. Burimet thanë dje se nga të dhënat e deritanish­me, ka dyshime se do të angazhohen në tubim edhe persona me rekorde kriminale, që synojnë krijimin e një klime destabilit­eti. Nga ana tjetër, ka dyshime edhe për persona të caktuar me precedentë penalë, që mund të provokojnë Policinë. Për këtë arsye, Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve që do të marrin pjesë në tubimin e datës 16 shkurt, që të distancohe­n nga këta persona dhe të protestojn­ë paqësisht. Ndërsa nga ana e Policisë, thuhet se do të merren të gjitha masat për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë protestës.

POLICIA Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike. Po ashtu, Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimi­n për përfshirje­n në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabilit­eti në Shqipëri. “Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestoj­në për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta. Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandaloj­ë përfshirje­n e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në pro- testën e datës 16 shkurt, në interes të sigurisë së pjesëmarrë­sve të saj dhe të qytetarëve të tjerë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

MASAT Pas kërkesës për tubim, Policia, që ka pranuar të marrë përsipër protestën, ka nisur edhe hartimin e një plani masash, që do të garantojë rendin dhe sigurinë publike. Deri tani, ende nuk është bërë publik një plan i tillë masash, por pritet që të premten Policia e Shtetit të flasë zyrtarisht. Burimet thanë se ashtu si në protestat e mëparshme, pritet të angazhohet një numër i konsiderue­shëm efektivësh me uniformë, që do të garantojnë tubimin. Nga ana tjetër, edhe forcat speciale RENEA dhe ato FNSH do të qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë që mund të krijohet, por jo në vende të dukshme dhe pranë protestues­ve.

 ??  ?? NGA PROTESTAT E OPOZITES
NGA PROTESTAT E OPOZITES
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania