Panorama (Albania)

Basha ashpërson gjuhën me Ramën: 16 shkurti finalja, do trajtohesh si kryeqen

Ultimatumi i opozitës: Deri të premten, më 15 shkurt, ke kohë të hapësh rrugën dhe të japësh zgjidhje politike

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ashpërson gjuhën ndaj Kryeminist­rit Rama, kur kanë ngelur edhe 72 orë nga protesta që opozita do të mbajë përpara Kryeminist­risë më 16 shkurt.

Duke e konsiderua­r si një finale të rezistencë­s qytetare, Basha i la afat deri në datën 15 shkurt Ramës t’i japë një zgjidhje politike krizës së krijuar, pasi në të kundërt, sipas tij, populli do ta trajtojë si kryehajdut. Në takimet e zhvilluara me qytetarët në Pogradec dhe Elbasan, Basha foli për akt të fortë qytetar, që do t’i shërbejë vendit edhe për vitet e ardhshme. “Kjo është finalja. Më 16 shkurt është finalja. Është i gjithë populli kundër një grushti njerëzish. Të gjithë! Janë të gjithë bashkë kundër një grushti njerëzish. Më 16 shkurt, koha për fjalë ka mbaruar. Është koha të flasë dhe të vendosë vetë sovrani. Është koha që zëri dhe vendimi i sovranit të dëgjohen. Janë të gjithë bashkë kundër një grushti njerëzish. Këtë grusht njerëzish nuk ka për ta mbrojtur askush më 16 shkurt. As Policia nuk do t’i mbrojë dot, sepse ata janë popull dhe kërkojnë luftë kundër krimit. Ejani të gjithë në Tiranë më 16 shkurt. Në krah të njëri- tjetrit dhe të gjithë të bashkuar do të bëjmë një akt me rëndësi, jo vetëm për sot, por edhe për nesër. 1. Do të deklarojmë fundin e qeverisë së Edi Ramës. 2. Do të diktoni zgjidhjen politike. Për ne, për opozitën, zgjidhjet brenda sistemit kanë dështuar. U përpoqëm ta pastronim nga brenda, por ky sistem i kalbur nuk pastrohet, ai duhet përmbysur. Duhet përmbysur me çdo kusht”, tha Basha. Kreu i PD- së paralajmër­oi Kryeminist­rin se pas protestës së 16 shkurtit nuk do të mundet të qëndrojë më asnjë ditë në karrige, pasi do të trajtohet nga populli si kryeqen. “Nuk je Kryeminist­ri i shqiptarëv­e, je kryehadjut, je kryetrafik­ant. Deri të premten, më 15 shkurt, ke kohë të hapësh rrugën dhe të japësh zgjidhje politike. Më 16 shkurt, populli do të të trajtojë si kryeqen, si kryehajdut, si kryetrafik­ant. Nuk kam vëllezër dhe motra, asnjë zgjidhje tjetër politike për t’ju ofruar, por e di se jeni të vendosur dhe të bashkuar, që me 16 shkurt të merrni në dorë fatin tuaj në Tiranë”, u shpreh kreu i PDsë. Basha tha se efektivët e Policisë që do të mbulojnë protestën e thirrur nga opozita do të jenë në krah të qytetarëve. Sipas kreut të opozitës, policët do të jenë në mbështetje të protestës edhe për shkak të vendimit që u mor përmes influencës së Ramës për Dritan Dajtin. “Aty do të jenë me ne dhe në krahun tonë shumica dërrmuese e efektivëve të Policisë së Shtetit. Aty do të jenë kolegët e katër oficerëve të vrarë nga dora kriminale e Dritan Dajtit, të cilin Rama po bëhet gati ta lirojë nga burgu njësoj si kriminelët e tjerë. Aty do të jenë kolegët e Dritan Zaganit, që zbuloi se ishim i vetmi vend në botë ku ministri i Brendshëm bënte trafikun e drogës”, tha Basha.

 ??  ?? Kreu i PD, dje në Pogradec
Kreu i PD, dje në Pogradec
 ??  ?? Basha, dje me qytetarët në Elbasan
Basha, dje me qytetarët në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania