Panorama (Albania)

Spaho: Mbështesim vendimin e qytetarëve për qëndresë

“Pro drejtimit të qeverisë tranzitore nga një figurë e së majtës”

-

Kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Edmond Spaho, deklaron se opozita do të mbështesë çdo iniciativë të qytetarëve për të bërë rezistencë ndaj qeverisë, përfshirë edhe qëndrimin e zgjatur rreth godinës së Këshillit të Ministrave. Për gazetën “Panorama”, nënkryetar­i i PD- së thekson se protestues­it do të jenë në protestë deri në momentin që Kryeminist­ri Rama do të pranojë të japë dorëheqjen. “Për mënyrën se si do të zhvillohet protesta, sigurisht do të ketë një vendimmarr­je që do të merret gjatë këtyre ditëve, por nëse vendimi i qytetarëve do të jetë që ata të qëndrojnë aty, sigurisht që ne do t’i mbështesim. Qëndresë deri sa të japë dorëheqjen Kryeminist­ri”, sqaron Spaho. I pyetur nga gazeta lidhur me thirrjen e Policisë për të mos bërë thirrje për dhunë dhe për t’u distancuar nga individë që mund të kërkojnë destabilit­et, Spaho deklaron se të gjitha janë skenarë të përdorur nga Policia e Shtetit për të dekurajuar qytetarët të marrin pjesë në protestë. Numri dy i PD- së garanton se opozita do të marrë të gjitha masat për organizimi­n e një proteste paqësore dhe do të kujdeset për mbarëvajtj­en e protestës. “Janë skenarë të vjetër të Policisë së Shtetit. Qëllimi kryesor i tyre është të trembin qytetarët që do të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit, duke menduar se ata nuk do të vijnë. Asnjë skenar të tillë nuk ka nga ana e opozitës. Ne kemi marrë të gjitha masat që të garantojmë një protestë paqësore. Këtë gjë, Partia Demokratik­e e ka bërë në çdo protestë të thirrur prej saj në të shkuarën”, sqaron Spaho për “Panorama”. Pakti i partive opozitare për të nënshkruar një platformë bashkëpuni­mi ka për synim kryesor krijimin e një qeverie të re tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshm­e. Kreu i Grupit Parlamenta­r të PD- së pranon se demokratët do të jepnin dakordësin­ë për një qeveri të re, me në krye një figurë të konsolidua­r dhe me integritet brenda së majtës. Për opozitën, kriteri kryesor është që personi i propozuar të ketë kredibilit­et për të mbajtur procese të rregullta politike e zgjedhore. “Ne do të pranojmë një qeveri tranzitore me një Kryeminist­ër socialist, mjafton që Edi Rama të largohet. Duhet të jetë një person me kredibilit­et në krye të kësaj qeverie, që do të përgatisë një proces të rregullt zgjedhor. Unë nuk mund të hyj në emra të përveçëm, por e theksoj se duhet të jetë një person me kredibilit­et dhe me staturë nga e majta”, deklaron Spaho.

 ??  ?? Nënkryetar­i i PD, Edmond Spaho
Nënkryetar­i i PD, Edmond Spaho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania