Panorama (Albania)

Pjerin Ndreu për Bashkinë e Lezhës, Rama: Jam dakord

-

Kryeminist­ri Rama nuk e ka refuzuar propozimin e ardhur nga një qytetar i ngjitur në podium për Pjerin Ndreun, si kandidatin e PS për Bashkinë e Lezhës. Mark Gjoka, rapsod i këngës mirditore, ishpërgjeg­jësi i Pallatit të Kulturës në Lezhë, i larguar nga puna kur në krye të Bashkisë së Lezhës kishte ardhur Fran Frrokaj i PD- së, tregoi historinë e tij të kalvarit për të marrë vendimin e shkarkimit të tij e për t'iu drejtuar më pas gjykatës. Ai tregoi se gjeti zgjidhje përmes platformës së bashkëqeve­risjes brenda 10 ditëve, për një problemati­kë që kishte zgjatur me vite. Ai e përshëndet­i me këngën që e ka bërë të njohur "Del syzeza majës shkamit", duke propozuar Pjerin Ndreun si kandidatin e PSsë për Bashkinë Lezhë. Por kreu i qeverisë, edhe pse e mbështeti propozimin e tij, kërkoi që kandidatur­a e Pjerin Ndreut të konfirmohe­j kur të dilnin të gjitha kandidatur­at e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. "Nuk kemi ardhur këtu për të zgjedhur kandidatin, edhe unë me ty jam, por duhet t'i shpallim kandidatur­at të gjitha bashkë, jo dikush po dhe dikush jo që tani. Kjo nuk është fushatë elektorale, por takime për të thënë se aty ku kemi bashkinë, çfarë kemi bërë dhe çfarë do të bëjmë më mirë dhe aty ku nuk e kemi, se çfarë kemi bërë si qeveri dhe se çfarë mund të bëjmë nëse kemi dhe bashkinë", tha Rama. Madje, për të treguar interesimi­n e Ndreut për banorët e Bashkisë së Lezhës, Kryeminist­ri Rama tha se dy kanë qenë shqetësime­t e tij. "Banorët më thanë se kush na çon të fund të rrugës, ka mbështetje­n tonë, kush nuk na çon, me atë nuk kemi punë. Unë u thashë se do ta bëjmë rrugën, votat i çoni ku të doni, por do ta bëjmë. Rruga fillon për pak ditë dhe unë do të marr një palë gërshërë të mëdha dhe do të presë shiritin ky këtu ( Pjerin Ndreu), sepse unë nuk pres shirita inaugurime­sh. Për investimin në sistemin e transmetim­it të energjisë dhe për rrugën e Torovicës, ( Pjerini) ka meritë të veçantë se ma ka rokanisur kokën non stop. Tani mbetet vetëm të presë shiritin bashkë me ata që kanë kapërcyer të majtën dhe të djathtën në Torovicë dhe të bëjmë rrugën", tha Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania