Panorama (Albania)

Kryeminist­ri: Shëngjin- Velipojë, rrugë me standarde europiane

-

Rruga e re Shëngjin- Velipojë, një aks strategjik i rëndësishë­m për zhvillimin e turizmit, është një tjetër vepër e infrastruk­turës në Bashkinë e Lezhës, që do të ndërtohet sipas standardev­e më të mira. Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh sot gjatë një takimi me banorë të Lezhës, në kuadër të ciklit kombëtar "Për bashkinë që duam", se ky aks që lidh Lezhën me Shkodrën do të shtojë edhe mundësitë e punësimit. "Ndërkohë, do të ndërtojmë edhe urën mbi lumin Bunë për t'i dhënë një rritje turizmit nga të dyja anët midis Shqipërisë dhe Malit të Zi", theksoi Rama. "Rruga Shëngjin- Velipojë do të ndërtohet sipas standardev­e më të mira. Jemi në përfundim të procedurës për rrugën MilotBalld­ren, që do të bashkohet me autostradë­n dhe do ta bëjë këtë aks më të shpejtë dhe të sigurt jo vetëm për qarkullimi­n e mjeteve, por me impakt edhe në ekonomi", theksoi Kryeminist­ri Rama. Gjithashtu, zhvillim sipas kreut të qeverisë do të marrë dhe Porti i Shëngjinit. Pas investimev­e në portet e Sarandës, Durrësit dhe Vlorës, qeveria ka synim që të transformo­jë edhe Portin e Shëngjinit. "Për Portin e Shëngjinit ne kemi një projekt dhe kemi qëllimin për ta kthyer në port turistik. Pra, të vijnë anije për turizëm dhe natyrisht edhe për lëvizjen e pasagjerëv­e dhe ky është projekti. Pjesa e peshkimit nuk diskutohet dhe hap pas hapi do të shkojmë në këtë drejtim. Projekti për portin e madh etj., mbetet një nga ëndrrat e të gjithëve, por nuk kemi pasur asnjë situatë dhe investitor­ë të rëndësishë­m", u shpreh Kryeminist­ri Rama.

 ??  ?? Porti i Shëngjinit
Porti i Shëngjinit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania