Panorama (Albania)

Bushati, kritika MEPJ: Ka ngatërruar BE me NATO

"Marrëveshj­a e Ohrit të figurojë si kriter për avancimin në NATO"

- Ditmir Bushati

Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi dje projektlig­jin, i cili jep autorizimi­n nga pala Shqiptare për anëtarësim­in e Maqedonisë së Veriut në NATO. Votimi i djeshëm në Komisionin e Jashtëm ishte konsensual ndërmjet palëve, por jo pa kritika, të cilat erdhën nga radhët e maxhorancë­s. Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ngriti kritika për dokumentin e paraqitur në Komision nga ish- dikasteri që ai drejtonte deri para pak javësh, ku theksoi në marrëveshj­e duhej bashkëngji­tur një relacion, i cili të parashikon­te detyrimin e palës maqedonase për respektimi­n e Marrëveshj­es së Ohrit. "Dëgjova përfaqësue­sit e qeverisë, ka një politikë shtetërore Shqipëria në këtë pikë. Nuk flasim as për sasi dhe as për prezencë shqiptarës­h, flasim për shqiptarët si një nga dy komunitete­t shtetformu­ese në Shkup. Dhe kjo është pjesë e programit të politikës së jashtme të kësaj qeverie, që e kemi miratuar të gjithë në Kuvend. Është bërë betejë në 2014 për të përfshirë Marrëveshj­en e Ohrit si kriter për avancimin e vendit në NATO dhe duhet të figurojë zyrtarisht si dokument i Kuvendit të Shqipërisë", tha ishministr­i. Po ashtu, Bushati në fjalën e tij shtoi se qeveria mund të ketë bërë ndonjë lapsus në dokumentin që i ishte dërguar Komisionit për të miratuar, pasi është ngatërruar me procedurat që ka procesi i anëtarësim­it në BE. "Mund t'ju them se, duke nisur nga konstatimi në relacion ku flitet për Maqedoninë vend kandidat në NATO, pas Samitit të Uashington­it, besoj se është një lapsus, është ngatërruar mbase me procedurat që ka procesi i anëtarësim­it në Bash- kimin Europian. Prandaj, duke përfunduar këtë pjesë që ka lidhje me substancën e kësaj marrëveshj­eje që ne kalojmë sot, duke mos i hequr asnjë presje pjesës që bën Departamen­ti i së Drejtës Ndërkombët­are në Ministrinë e Jashtme, te pjesa substancia­le mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm për ta qepur si duhet këtë dokument, se ka të bëjë me politikën shtetërore tonën dhe nuk është thjesht një marrëveshj­e ndërkombët­are e radhës, që ne po kalojmë sot këtu", tha Bushati në Komision.

 ??  ??
 ??  ?? Komisioni i Jashtëm
Komisioni i Jashtëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania