Panorama (Albania)

Meta: E ardhmja e Ballkanit nuk është ndryshimi i kufijve

"Shpresoj që në 2019 të finalizohe­t dialogu SerbiKosov­ë dhe hapja e negociatav­e për Shqipërinë"

- TIRANE

Presidenti Meta dha dje një intervistë për "ALBUK TV", platformë që fokusohet në diasporën shqiptare në Angli. Gjatë kësaj interviste, kreu i shtetit foli për procesin integrues të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit, ku theksoi se për 2019 dëshiron një finalizim të dialogut Kosovë- Serbi.

Krahas kësaj, Meta shtoi se për Ballkanin rruga e vetme është integrimi në BE dhe jo ndryshimi i kufijve.

E di që keni dëshira të mëdha dhe unë besoj se filozofia juaj është të krijoni stabilitet me vendet e tjera të rajonit. A mund të na e shpjegoni se si ndiheni në lidhje me këtë filozofi tuajën?

Kjo është filozofia mbi të cilën është ndërtuar Bashkimi Europian, e bashkëpuni­mit, e bashkëjete­sës për të garantuar një ambient të sigurt dhe të shëndetshë­m për të gjithë, pavarësish­t nga kombësia, pavarësish­t nga përkatësia fetare apo përkatësiv­e të tjera. Dhe unë besoj se për Ballkanin kjo ka qenë dhe mbetet tepër vitale. Integrimi europian ka qenë dhe mbetet ende fuqia më inkurajues­e për transformi­min e këtij rajoni, gjithmonë bazuar në bashkëjete­së dhe duke i kthyer shpinën nacionaliz­mit të sëmurë dhe provokativ, i cili ka shkaktuar drama të jashtëzako­nshme, jo vetëm për rajonin tonë, por edhe për kontinenti­n. Në këtë drejtim, filozofia kryesore është pikërisht kjo, se në Ballkan vetëm bashkëjete­sa mund të funksionoj­ë, për arsye sepse çdo komb në Ballkan është shumicë në një shtet, është pakicë në një apo në disa shtete të tjera. Dhe e vetmja zgjidhje është që të gjitha vendet të respektojn­ë sipas standardev­e europiane të drejtat e pakicave. E ardhmja e Ballkanit nuk është ndryshimi i kufijve, por është heqja e kufijve si në vetë Bashkimin Europian. Kjo është filozofia kryesore që më ka motivuar mua të punoj mjaft ngushtë me të gjithë fqinjët dhe me vendet e rajonit tonë, me të cilat në të kaluarën, për arsye të ditura, kemi qenë në një marrëdhëni­e jomiqësore.

Të kthehemi te tema e të qenit pozitiv. Çfarë dëshironi të shihni për vendin tuja në 2019- ën dhe çfarë dëshironi të shikoni si të ardhmen e vendit tuaj?

Gjatë këtij viti unë do të doja shumë që ne të çelnim negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Do të ishte një arritje pozitive për Shqipërinë dhe këtë ta arrinim bash- kë me fqinjën tonë, Maqedoninë, që arriti një sukses të madh duke zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë, duke qenë e gatshme tashmë për t'u anëtarësua­r edhe në NATO. Së dyti, do të dëshiroja shumë që të kemi edhe një finalizim të suksesshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo do të ishte vendimtare për forcimin e paqes, stabilitet­it dhe të bashkëjete­sës në rajonin tonë, por edhe për të garantuar perspektiv­ën evropiane të dy vendeve, si të Serbisë edhe të Kosovës njëkohësis­ht.

Ne mbulojmë gjerësisht Diasporën në Europë dhe në Angli veçanërish­t. A mund të jepni një mesazh për shqiptarët që jetojnë në vendin tonë?

Shqiptarët në Britaninë e Madhe janë një komunitet mjaft i rëndësishë­m për ne dhe janë të kudogjendu­r. Unë sa herë kam pasur rastin të vizitoj Britaninë e Madhe, jo vetëm në Londër, por edhe në qytete modeste apo më periferike, gjithnjë kam takuar shumë bashkatdhe­tarë. Mendoj që ata janë njerëz jashtëzako­nisht punëtorë, të cilët kontribuoj­në shumë edhe për familjen e tyre këtu dhe për ekonominë tonë kombëtare, ndaj të cilëve duhet të tregojmë edhe më shumë vëmendje dhe kujdes në të ardhmen. Dhe shpresojmë që një ditë, shumë prej tyre të rikthehen në vendin tonë, të investojnë njohuritë dhe gjithçka ata kanë arritur atje për zhvillimin e Shqipërisë. Ashtu sikurse jam i sigurt se duhet të bashkëpuno­jmë edhe më ngushtë me Britaninë e Madhe për të goditur në mënyrë më të fortë dhe më efikase disa elementë kriminalë, të cilët janë një pakicë e papërfills­hme dhe që shpesh për fat të keq, zënë faqet e para të mediave britanike, duke cenuar imazhin e shqiptarëv­e në përgjithës­i në Britaninë e Madhe apo edhe në vende të tjera të Europës, i cili është imazhi i njerëzve, të cilët bëjnë çdo sakrificë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Por që njëkohësis­ht kanë një dashuri shumë të fortë për atdheun e tyre. Si është të jesh President i Shqipërisë? Për mua është një nder i veçantë që jam President i vendit tim. Në këtë detyrë mund të kishte edhe shumë figura, personalit­ete të nderuara, të respektuar­a, të afta që Shqipëria ka, ndaj dhe ndihem i privilegju­ar që jam në këtë pozicion, në këtë detyrë dhe duke qenë në këtë detyrë si simbol i unitetit të popullit, si kryetar i shtetit, pa dyshim që përgjegjës­ia e interesave shtetërore, kombëtare dhe interesi publik prevalon mbi çdo lloj interesi tjetër që një politikan ka kur është në një politikë më aktive apo kur është pjesë e një partie të caktuar, apo e një shumice a pakice politike. Kështu që, kjo detyrë të jep një lartësi tjetër, jo për t'u shkëputur nga qytetarët dhe nga njerëzit, por përkundraz­i, për t'i përfaqësua­r ata dhe interesat e tyre në një nivel kombëtar dhe po kështu, edhe afatgjatë.

E ardhmja e Ballkanit nuk është ndryshimi i kufijve, por është heqja e kufijve si në vetë Bashkimin Europian. Kjo është filozofia kryesore që më ka motivuar mua

 ??  ?? Meta gjatë intervistë­s për "ALBUK TV"
Meta gjatë intervistë­s për "ALBUK TV"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania