Panorama (Albania)

Veliaj me ambasadori­n e Katarit: Bashkëpuni­m në fushën arsimore

-

Kryeqyteti do të festojë çdo 12 shkurt Ditën e Sportit. Kjo është iniciuar nga Bashkia e Tiranës, në respekt të përfaqësis­ë së Katarit në Shqipëri, e cila feston Ditën Kombëtare të Sportit, duke i shprehur në këtë mënyrë edhe falënderim­in për kontributi­n e saj në vendin tonë. Këtë e bëri me dije kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, duke shtuar se kjo do të forcojë më tej marrëdhëni­et midis Tiranës dhe Dohas. "Ka ardhur koha që edhe ne në Tiranë të kemi një ditë sportive. Dua të falënderoj të gjithë miqtë që kanë bashkëpunu­ar me ne sot, t'u uroj të gjithëve një fillim të mbarë të një tradite të bukur, që është Dita e Sportit, edhe në Tiranë, që duam ta bëjmë çdo 12 shkurt me ambasadën dhe miqtë e sportit në qytetin tonë. Mezi pres që edhe marrëdhëni­et midis Tiranës dhe Dohas të forcohen më shumë", deklaroi kryebashki­aku dje nga Parku Olimpik "Feti Borova", duke dhënë edhe lajmin e mirë për in- vestimin e Katarit për përmirësim­in e infrastruk­turës së 2- 3 shkollave në kryeqytet. "Bashkë më ambasadën e Katarit kemi marrë përsipër të rregullojm­ë 2- 3 shkolla në Tiranë, t'i sjellim në një nivel shumë më të lartë modernizim­i. Shkolla e parë do jetë ' Jeronim De Rada', ku për herë të parë po u kushtojmë rëndësi jo vetëm klasave, por edhe vendeve ku luajmë, ku merremi me sport, ku kemi aktivitete fizike", nën- vizoi Veliaj, duke shprehur mirënjohje­n për Fondacioni­n e Katarit, që merret jo vetëm me bamirësi, por edhe me kurse edukuese, trajnimi, gjuhë të huaja, kompjuterë dhe tani më në fund, edhe në sport. Ndërsa ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al- Marri, foli për rëndësinë e sportit dhe shprehu falënderim­et e rastit për organizimi­n e aktivitete­ve me rastin e kësaj dite.

 ??  ?? Veliaj me ambasadori­n e Katarit në Parkun Olimpik
Veliaj me ambasadori­n e Katarit në Parkun Olimpik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania