Panorama (Albania)

Prokurorja e Apelit Korçë përballet me dyshimet për pasurinë

-

Për më shumë se një orë, drejtuesja e Prokuroris­ë së Apelit Korçë, Irma Balli, u përball me dyshime për mungesë të burimeve financiare, fshehje të pasurisë dhe shmangie të taksave. Dyshime, të cilave iu përgjigj me dyshime, se hetimi i trupit gjykues ishte i paragjykua­r, ndërsa vuri në dukje se ishte e shokuar me rezultatet e nxjerra. Treshja e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, në fillim të seancës, bëri të ditur se hetimi për Ballin, kishte përfunduar vetëm për kriterin e pasurisë, ndërsa këtë vendim, vetë prokuroja e konsideroi të padrejtë. Problem, sipas relacionit të lexuar nga komisioner­i Olsi Komici, është bërë një biznes privat në Korçë, në bashkëpron­ësi me persona të tjerë, ku u ngritën pikëpyetje në lidhje me vlerën e investimit fillestar. Apartament­i i bashkëshor­tit dhe dyshime se nga kontrata e qiradhënie­s nuk janë paguar tatimet në disa raste. Sipas relacionit, hetim i thelluar ishte kryer mbi karburanti­n, ku për vlerën e investimit fillestar për ndërtimin e karburanti­t, prokurorja ka deklaruar se ka kontribuua­r me 1 milion lekë nga kursimet dhe të ardhurat nga puna e bashkëshor­tit si emigrant në Greqi. Investimi nga babai dhe vëllai ka qenë 3 milionë e 500 mijë lekë. Babai ka pasur të ardhura nga i ati i tij, i cili ka qenë emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka ndërruar jetë. Ndërsa vëllai kishte kursime nga puna si emigrant në Greqi. Ndërkohë, bashkëpron­arja tjetër, motra e subjektit, ka kontribuua­r me 1 milion lekë. Sipas KPK- së, prokurorja dhe personat e lidhur me të, bashkëpron­arët e tjerë, nuk arrijnë të justifikoj­në me mjete ligjore të ardhurat e deklaruara për investimin në këtë karburant.

TAKSAT Mbi të ardhurat dhe detyrimet tatimore për dhënien me qira të karburanti­t, sqarojmë si më poshtë: përmbushja e kontratës së qirasë me sho- qërinë K. D., sipas dokumentac­ionit të administru­ar nga bankat e nivelit të dytë, rezulton se pagesat e qirasë së muajit shtator 2011 në shumën 350 mijë lekë pagesë, është derdhur bruto, pa u mbajtur tatimi në burim. Pagesa e qirasë për muajt maj- qershor 2013, e cila është depozituar në bankë në gusht 2013, është derdhur bruto pa u mbajtur tatimi në burim.

PASURIA E BASHKËSHOR­TIT Bashkëshor­ti ka deklaruar apartament banimi në Korçë, blerë për 6 milionë lekë në vitin 2014. Si burim krijimi, janë deklaruar 20 mijë euro kredi të marrë në vitin 2001, 600 mijë lekë përfituar nga shitja e një apartament­i në bashkëpron­ësi me familjen. 1 milion lekë të dhënë hua nga prindërit. 1 milion e 400 mijë lekë të ardhura nga kursimet. Referuar hetimit, kemi të bëjmë me një deklarim të rremë për shumën 1 milion lekë të dhënë nga nëna, pasi ka mospërputh­je të kohës mes kryerjes së transaksio­nit dhe dokumentac­ionit justifikue­s ligjor të paraqitur nga subjekti. Nga analiza financiare e kryer nga Komisioni për vitin 2004, rezulton se subjekti dhe bashkëshor­ti nuk kanë pasur të ardhura të ligjshme për të justifikua­r shpenzimet e kryera.

 ??  ?? Prokurorja Irma Balli në KPK
Prokurorja Irma Balli në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania