Panorama (Albania)

Ngacmoi seksualish­t studenten, arrestohet efektivi i FNSH- së

-

SHKODER – Policia ka shoqëruar një efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, i cili u denoncua nga disa studentë të universite­tit “Luigj Gurakuqi” për ngacmim seksual. Në një faqe në rrjetin social me emrin universite­tit të Shkodrës, studentët kanë denoncuar efektivin e FNSH- së, duke thënë se ky i fundit, të paktën prej dy ditësh ngacmonte vajzat e Fakultetit të Drejtësisë në universite­tin “Luigj Gurakuqi” dhe madje, sipas tyre ka ngacmuar edhe një pedagoge të atij fakulteti. Studentët pretendojn­ë se efektivi është futur në tualetin e fakultetit dhe se aty brenda ka ngacmuar një vajzë, ndërsa pretendohe­t se ka qenë i armatosur. Disa studentë të tjerë kanë ndërhyrë dhe ata pretendojn­ë se e kanë mbajtur të mbyllur personin që ka ngacmuar vajzën në një mjedis, derisa kanë ardhur forcat e Policisë. Efektivët e Shkodrës menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, ndërsa e kanë dërguar te Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Burime pranë Policisë Shkodër kanë një version tjetër të kësaj ngjarjeje. Sipas Policisë, ndryshe nga sa pretendojn­ë disa studentë, efektivi i FNSH- së në momentin që ka ngacmuar një vajzë ka qenë në rrugë dhe jo brenda fakultetit. Po ashtu sipas policisë ai ka pëlqyer vajzën në fjalë dhe ka shkuar për ta ndaluar atë për t’i shprehur pëlqimin. Në momentin që ka tentuar ta kapë për krahu për të folur me të, vajza ka parë se efektivi kishte në brez pistoletën dhe në këtë moment ajo është frikësuar dhe sipas Policisë, ndaj saj nuk ka pasur asnjë lloj kërcënimi. Sipas asaj që thuhet nga Policia, efektivi i FNSH- së ka të drejtë që ta mbajë armën e punës edhe kur është civil. Gjatë marrjes në pyetje efektivi ka mohuar që ta ketë mbyllur vajzën në tualet apo të ketë bërë ndonjë kërcënim ndaj saj, por thjesht ka deklaruar se e ka pëlqyer dhe si një djalë i ri, ka dashur që të bisedojë me të, por ka hasur në rezistencë­n e vajzës, e cila më pas është frikësuar nga arma e shërbimit që kishte polici i FNSH- së. s. n

 ??  ?? Momenti i shoqërimi të efektivit të FNSH
Momenti i shoqërimi të efektivit të FNSH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania