Panorama (Albania)

Ngacmimi seksual, policit i zbulohen video të tjera

Dyshohet se Berhan Bajrakurta­j ka përndjekur një vajzë minorene

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Akuzohet se ka ngacmuar seksualish­t një të mitur, efektivit të arrestuar i zbulohen disa video në telefon.

Ndërkohë që Policia është në kërkim të vajzës 15- vjeçare dhe nënës së saj, e cila ka akuzuar policin e Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurta­jn, për ngacmim seksual të vajzës minorene, hetuesit kanë gjetur disa materiale komprometu­ese në telefonin e efektivit. Pas arrestimit të 53vjeçarit, të gjitha vajzat që ka shkolla e Gruemirës bashkë me prindërit janë pyetur në praninë e Policisë, psikologut, drejtuesve të shkollës, por asnjë nuk ka pranuar se mund të jenë ngacmuar seksualish­t nga Bajrakurta­j. Asnjë prej gjashtë vajzave të shkollës së mesme dhe 10 të 9vjeçares, të cilat janë në një godinë në Gruemirë, nuk ka pranuar që të jetë ngacmuar seksualish­t prej 53- vjeçarit të arrestuar. Nga ana tjetër, drejtorja e shkollës 9- vjeçare të Gruemirës, Drita Vecaj, në një komunikim telefonik, ka pohuar se asnjë prej mësuesve nuk ka dijeni për ngacmim seksual dhe se ende nuk dihet cila është vajza e ngacmuar. Nga ana tjetër, polici i arrestuar në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurta­j, ka kundërshtu­ar me forcë, duke mohuar se ka ngacmuar seksualish­t ndonjë vajzë minorene. Specialist­ë të Shërbimit për Çështjet dhe Ankesat kanë mbërritur nga Tirana pasditen pas denoncimit, duke marrë në pyetje efektivin Bajrakurta­j, bashkë me prokurorin e çështjes, Vat Staka, por polici i arrestuar nuk ka pranuar për asnjë moment ngacmimin e një 15- vjeçareje siç dyshohet. Nga ana tjetër, ai ka pranuar se videot që kanë qarkulluar në internet janë të tijat, por ka theksuar se mund t’ia ketë dërguar gabimisht ndonjë personi ose dikush i ka marrë celularin dhe ka abuzuar duke ia publikuar. Burimet bëjnë të ditur se forcat e Policisë kanë gjetur edhe disa video të tjera në telefonin e Berhan Bajrakurta­jt, ku 53- vjeçari shfaqet në çaste intime. Pavarësish­t dyshimeve të SHÇBA- së, deri më tani polici i arrestuar nuk e pohon se ka pasur apo jo lidhje jashtëmart­esore. Forcat e Policisë kanë qenë edhe në banesën e Bajrakurta­jt dhe është konstatuar se ato video i ka bërë brenda shtëpisë. Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratik­e, Ervin Salianji, ka publikuar një fotografi të efektivit të arrestuar, ku ai shfaqet sërish në momente intime. Deputeti i PD- së shton se ka me dhjetëra gra nga Malësia e Madhe që kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale të 53- vjeçarit të arrestuar. Berhan Bajrakurta­j është baba i tre fëmijëve, dy vajza të martuara dhe një djalë rreth 13 vjeç.

 ??  ?? Foto e Berhan Bajrakurta­j nga videot komprometu­ese
Foto e Berhan Bajrakurta­j nga videot komprometu­ese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania